Kriza e zgjedhjet sjellin sërish Kantrimen në Tiranë
TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Pas vizitës së komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule, në Tiranë do të vijë sot Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen më synimin për të bindur udhëheqësit politik shqiptare në arritjen e një marrëveshje politike, si dhe për të dhënë apelin e SHBA për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kantrimen do të zhvillojë takime me presidentin Bamir Topi, në ora 15.45. Më pas do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama. Gjithashtu në axhendë, ashtu si herët e shkuara, parashikohet dhe takimi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Kjo vizitë është e dyta pas demonstratës antiqeveritare të 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, dhe vjen në momentin kur maxhoranca dhe opozita ende nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre për zhvillimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve. Marrëveshja e propozuar nga kreu i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi ende nuk po firmoset nga partia kryesore e opozitë, socialiste. Pikërisht sot është lënë afati i nënshkrimi të këtij pakti politik. Ndërkohë që pas këtyre takime me zyrtarët e politikanët shqiptarë Kantrimen mund të mbajë një konferencë shtypi.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera Apeli i Ashton: PS-PD të intensifikojnë dialogun