Berisha: Tirana, ku dallon Basha nga Rama
INTERVISTA/ Kreu i Qeverise shpjegoi pse kandidati i mazhorances, eshte njeriu i duhur per te drejtuar bashkine e Tiranes. Pohon se moria e problemeve qe ka metropoli, duan vemendje reale dhe te posacme
Kryeministri Sali Berisha, ne emisionin "Opinion" te drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu ne Tv Klan ka bere te ditur publikisht te gjitha perparesite e kandidatit te mazhorances Lulzim Basha, mbi ato te kandidatin te opozites, kreut aktual te bashkise dhe PS, Edi Rama. Duke shprehur garanci maksimale ne fitoren e Bashes ne Bashki, Berisha ka nenvizuar faktin se Rama po mbeshtet fushaten e tij mbi shpifjen, nderkohe qe kandidati demokrat po sheh ne qender te fushates se vet qytetarin dhe per qytetarin.
Zoti Berisha, fushata elektorale eshte ne prag. PS e nderroi sloganin, e hoqi "Fajin e ka Saliu", dhe e beri, "E vetmja rruge?
Goli i Salihit ishte percaktues edhe ata jane supersticioze. Por ne thelb, te dy sloganet, kane origjine totalitare. "Fajin e ka Saliu" eshte nje slogan akuzator i ideologjise totalitare ku ben gjykatesin, prokurorin e te gjithe te tjerat. Jane te ngjashme, sepse edhe slogani i ri "E vetmja rruge", eshte po totalitare. Rruge e vetme eshte rruge pa kthim. Se cili eshte frymezimi totalitar, se di. Sepse dihet, cdo shoqeri, ka me shume se nje zgjidhje me shume se nje rruge.
Pavaresisht sloganeve, Tirana eshte nje kala qe ju s'po e merrni dot. Po per sa i perket ndeshjes se kombetares, si e ndate shperblimin?
Merita duhet te shperblehet. Kjo eshte ngjitja me e madhe e kombit tone, e ekipit tone. Ishte nje performance e shkelqyer e skuadres tone.
Ju nuk ishit ne stadium?
Nuk isha se kisha probleme te tjera, qe nuk me lane te isha ne stadium.
Kandidimi i Bashes, eshte nje perpjekje per te shmangur humbjen ne Tirane?
Qellimi i kesaj fushate, eshte Tirana, jo disfata e Rames. Qellimi kryesor i kandidimit te Lulezim Bashes, per kryetar te bashkise se Tiranes, eshte vendimi yne per t'i dhene Tiranes, njeriun me te perkushtuar, me me vizion, per ta nxjerre Tiranen nga stanjacioni i saj. Nuk jam ketu per t'u ndalur ne braktisjen qe kreu aktual i bashkise i beri qytetit, por jam ketu per te theksuar se, ne rast se Shqiperia po ecen drejt Evropes, ne kuptimin e ndryshimeve, sot ne Shqiperi ke rruge, jo te gjitha, por ke rruge te standardeve evropiane. Madje me te mira se ne disa vende te rajonit. Sot ke internet, ne te gjitha shkollat. Tirana, kryeqyteti i vendit, me nje pozicion gjeografik nder me te bukurit, nuk ngjason me vendet e tjera. Edhe Rruga e Kombit ka qene nje shteg dhish ne disa zona, po ne e ndryshuam.
Por zoti Rama thote fajin e ka Saliu, thote se ke pezulluar fondet, nuk keni bashkepunuar...?
Do vij aty, por sot shqiptaret po levizin dhe kane te drejten te krahasojne, se ku jemi ne me vendet e tjera. Ritmi i ndertimit te rrugeve, eshte me i shpejte se kurre. Keto rruge qe jane sot, kane ekzistuar, jane zgjeruar por kane qene. Lana u rikthye ne situaten sic ishte me pare, pa u ndertuar ne te. Cfare ka shtuar Rama? Per te thene qe beme nje hap drejt standardeve apo Evropes. Me e rendesishme sot, eshte infrastruktura e Tiranes. Nese dilni jashte akseve te ketij qyteti, ato kryesore, i gjeni rrugicat me keq se sa kane qene me pare. Ka lagje qe lihen qellimisht ashtu. Ky eshte i vetmi kryeqytet ne Evrope, pa transport.
Ka linja autobusash?
Cilat linja, ato qe i coi lule me makine ne dasme. Transporti publik mund te behet me disa menyra, por menyra me e mire eshte ndertimi i tramvajit. Do te vije zoti Basha, t'i beje keto. Ku eshte sot Tirana kulturore? Tirana ne keto 20 vite, ka humbur ne menyre te pafalshme hapesirat e saj te gjelberta. Nuk ka asnje kryeqytet ne Evrope, me nje lume si ai i Tiranes. Zonat rreth Tiranes, po zhvillohen shume here me shume se kryeqyteti, Farka, Petrela. Pergjegjesia kryesore eshte e Edi Rames. Nuk krahasohet kurre, komuna e Farkes, me baterdine e Tiranes. Ku eshte sot zona industriale e kryeqytetit? Nuk ekziston, sepse nuk ekziston interesimi minimal per punesimin.
Cfare lidhje ka Kryetari i bashkise me punesimin?
Rregullat e tregut ne qytet, i percakton kreu i bashkise. Mi rezervo disa pyetje, te dalin vete ata te dy ne debat. Rama e ka bashkine lugen e arte. Zoti Basha, te debatoje me Ramen. Ai po te donte te debatonte me mua, te mos kandidonte per bashkine e Tiranes.
Jeni i gatshem te perballeni me zotin Rama?
Ne cdo kohe, por te mos jete ne krye te bashkise se Tiranes.
Por deri me sot nuk keni gjetur asnje kandidat ne 3 votime, qe ta mundni Ramen?
E kemi mundur bindshem madje, ne ato zgjedhje qe mori 140 kuti me 3-4 serial killer. Po ti leme keto sot. Ne do t'i kthejme Tiranes gjelberimin. Ndotja ne Tirane, i kushton 1 vit e gjysme jete me pak qytetarit te Tiranes. Eshte shume e madhe. Mjedisi gjykohet me standarde, jo paragjykime. Ja Petrolifera ne Vlore, u mobilizuan ambientalistet per interesa te mirefillta mafioze ne vend. Tirana eshte me e ndotura, se ka trafikun me katastrofik ne vend. Ka bllokim nga mengjesi deri ne darke dhe kreu i bashkise thote fajin e kane qytetaret. Taksen per ndotjen e makinave ne po e heqim se ka bllokuar tregun e makinave ne vend. Po ata po djegin plehrat, po shkaterrojne qytetin, duke nxjerre tymra me fuqi kancerogjene, helmuese per njerezit.
Pse nuk nderhyn qeveria?
Po nderhyn, po te shkosh te mbushesh lumin me plehra nuk ndodh. Ky qytet duhet te marre fytyren e shekullit te tij. Une kam ardhur ne vitin 1958 nga Tropoja ne Tirane dhe gjeta nje qytet qe sot nuk eshte. Me keqardhjen me te madhe e them. Ata qe e themeluan, ishin burra te mencur, arkitekte te medhenj. Qytet me lagjen e vjeter, me bulevard dhe shume interesant. Kishte nje shtepi te pare, qe i vune minat. Kishte paraqitje te nje qyteti te vertete evropian, ne ate kohe, qe humbi ne kohen e socializmit.
Po nuk e pati fajin Rama per ate?
Ne mos Rama, i ati. Ne bejme nje konkurs me transparent per ndertimin e Parlamentit te ri. Sollem nder arkitektet me te medhenj. Ideja e piramidave, eshte e vjeter, sa c'jane faraonet. Te dominosh te gjallet, si i vdekur do te thote. Si mjaftonte piramida e Enverit, por donte ta bente edhe nje ne bulevard. Ishte kerkese e vete Rames.
Pse e zgjodhet Bashen?
E zgjodhem per Tiranen.
Pse nuk e zgjodhet ne vitin 2007, kur edhe u lakua?
Sepse ishte ne nje mision nga me te rendesishmit e jetes se tij, rruga Durres-Kukes, korridori i kombit. Basha ka dhene nje kontribut shume, shume te madh, sepse rruga kishte nje mur armiqesie te pakapercyeshem, kishte kundershtare te eger nga me primitivet. E shihnin ndertimin e saj, si nje fatalitet per veten.
Ata ishin kunder kostos se rruges?
Ata nuk donin ne asnje menyre qe shqiptaret te kishin nje korridor, sic nuk donin nje pjese pavaresine e Kosoves.
Kush nuk e donte?
Nuk jane te pakte ata. Nuk e donin jo vetem shqiptare edhe te huaj.
Pra Basha ngaqe u angazhua me rrugen, nuk kandidoi ne vitin 2007?
Po absolutisht. Ishte qellimi kryesor i tij, sepse ne e kishim premtuar. Basha ka meriten e madhe qe nuk u thye nga presionet me te fuqishme qe iu bene. Tiranen e ka ne zemer Basha. Madje me pyeti, per se po me ve ne kete detyre? I thashe per rrugen. Basha ka lindur ne Tirane.
Edhe Rama ne Tirane ka lindur..?
Ka lindur, po nuk e ka te paren Tiranen, thote e para karrigia.
A pati zera kunder kandidimit te Bashes ne Tirane, brenda mazhorances?
Absolutisht jo. As tani as ne vitin 2007.
Kur e vendoset per Bashen ne Tirane?
Ideja ishte, une nuk kam pasur emer tjeter vec zotit Basha, qe pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Zoti Basha pasi permbushi me nje perkushtim te madh, pavaresisht presioneve misionin e tij ndertimin e rruges se Kombit, pra pas rruges, e emerova si Minister i Jashtem. Me pyeti serish pse? NATO i thashe. Dhe ai ne krye te diplomacise se vendit, beri cdo gje dhe ka kontributin e tij te madh. Pas ketyre i ngarkova vizat. Pa kontributin e tij, asnje nga projektet e medha nuk do te ishin realizuar. Vizat, u realizuan si pasoje e reformave teresore, por edhe diplomacise. Tani ju ngarkua Tirana.
Ku PD ka humbur tre here..?
PD, Lulezim Basha e Sali Berisha, kane nje qellim, te bejme ate qe meriton Tirana. Mos mendo se ndihem mire, qe shkoj ne skaje te vendit e inauguroj cdo gje, e ne kryeqytet jo.
Si keni dhene leket zotit Rama?
Tre here me shume ia kam dhene. Ai nuk e ben buxhetin, nuk e miraton se nuk do. Rama kishte 300 milione grantin nga Fatos Nano, e ka 1.2 miliarde ate nga fajtori Sali Berisha. Cfare ka bere zoti Rama me buxhetin? E ka shtuar e ka bere rroga. Ne vend qe te perdorte 600 milione, per rruge e rrugica, i coi ne rroga. Ne beme nje gje, nuk ia bllokuam, se mund ta benim. Por nuk e beme. Kur erdha ne pushtet, Rama merrte 50% te takses se bizneseve te vogla, sot e merr 100%. Derguam nje ligj ne Parlament, ku ne kalonim edhe 6 taksa te tjera tek qeveria vendore, ata qe e bllokuan ligjin ishin socialistet. Ai karrigen per te cilen eshte votuar, nuk e perfill fare. Per te qytetaret e Tiranes, nuk ekzistojne me.
Po nese e votojne prape qytetaret e Tiranes?
Po ben shaka.
Nese zoti Rama i kthen zgjedhjet, ne politike?
Ne se i kthen politike, une i bej per qytetaret.
Ka komente se Zoti Basha eshte nje kopje e juaja?
Zoti Basha vjen ne politike me nje kontribut real. Kundershtari ne se i nxjerr zotit Basha, bojrat dhe fasadat, Basha del me tunelin, i del me vizat. Vizat i merituam, prandaj na i dhane. Zoti Rama ka merite bojen, kurse Basha vizat. Perballe ketyre gjerave, me te tilla vepra, Rama del si nje lloj liliputi atehere. Une do te merrem ne kete fushate elektorale vetem me qytetaret, Rama le te merret me negativitetet.
Po sikur t'ju provokoje?
Une do te merrem me qytetarin. Do te shkoj ne cdo komune dhe bashki, per te pare nga afer cdo problem.
Kush do te vije ne vend te zotit Basha dhe zotit Xhaferraj?
Po kjo nuk ka lidhje me fushaten elektorale. Zoti Xhaferri dha doreheqjen nga Minister i Kultures, deputet dhe shkoi ne Durres. Zoti Rama nuk e dha dot doreheqjen si Minister Kulture ne ate kohe dhe perdori pushtetin deri ne fund. Ka nje njeri ne politike, qe ngjitet dhe nuk shqitet me, eshte Zoti Rama. Ai vendosi standard ne bote, nuk kryesoi listen e deputeteve, sepse nuk e imagjinon dot doreheqjen. Si ka mundesi qe kjo parti si PS, qe nuk gjen dot nje person, se Rama i do te gjitha. Ne 2009 nuk ia mbajti te konkurronte.
Do i zevendesoni Bashen dhe Xhaferraj, apo do rikompozoni qeverine?
Venden bosh nuk do te mbeten. Nuk ka arsye te mbeten bosh. Mazhoranca ka personalitete te shquara.
Emrat i keni piketuar?
Keto nuk kane lidhje me fushaten elektorale.
Kush quhet fitore per ju ne zgjedhjet lokale?
Fitore konsiderojme ate qe konsideron fitore qytetari shqiptar. Fitore konsiderohet fitorja ne shumicen votuese ne vend, ne njesi vendore, ne total votash. PS ne zgjedhjet e fundit, humbi 180.000 vota ne rang vendi. Shqiperia ishte blu ne zgjedhjet e fundit lokale.
Si thone sondazhet per keto zgjedhje?
Thone fitore e thelle per ne. Votat ne keto zgjedhje do te shtohen, sepse ne shkojme me kandidaturat me te mira. Kjo aleanca e PS-se, eshte aleanca e betonizimit te qyteteve. A me tregon dot nje projekt te vetem mbreselenes nga anetaret e Keshillit Bashkiak qe kane qeverisur? Asnje.
A keni marre nje kompani te huaj per PR si ne zgjedhjet e tjera?
E kemi nje kompani.
Me cfare kombesie?
Amerikane. Ata jane magjistaret e fushatave elektorale dhe japin kontribut te madh.
Opozita akuzoi sot se po blini zgjedhjet me euro dhe dollare falso?
Rama ne vend qe te servire projekte shqiptareve, u servir shpifje e trillime. Kur e ben ne fushate lokale nje gje te tille, kur ai duhet te perkushtohet per qytetarin, tregon se i fundit qe te shkon nder mend eshte qytetari.
Akuzoheni po nga opozita se me para te paligjshme po blini median?
Nuk ka sot nje shqiptar apo media, qe mund te thote, se une mund te nderhyj ne politiken editoriale apo ndonje gje tjeter. Kurre as me ka shkuar dhe as me shkon nder mend, te cenoj qofte edhe minimalisht median.
Opozita thote se parate publike, po perdoren per fonde reklamash kunder saj?
Kjo praktike qe po ndjek Rama, e nxjerr teresisht zbuluar. E nxjerr zbuluar, se nuk ka c'tu thote shqiptareve, se s'ka bere asgje ne keto kater vite, e u thote perralla me mbret. Po te akuzoje keshtu, le te nxjerre dokumente me qe flet. Nenkryetari i bashkise se Tiranes, ka firmosur cekun per PR e zotit Rama. Kjo eshte me dokumente.
Opozita kerkon garanci qe jane permbledhur ne disa pika. Jeni te gatshem te vendosni lexues elektronik per kartat e identitetit?
Ne 22 tetor, une ftova zotin Rama dhe te gjithe forcat politike, nderkombetaret ne nje tryeze te rrumbullaket. Aty i kerkova Rames, te hartoje cdo amendament, cdo nen qe deshiron per te ndryshuar Kodin Zgjedhor, ta dergoje ne OSBE/ODIHR, Venecia, te marre opinionin e tyre dhe ne ta votojme pa kushte. Ai nuk donte. Tani jemi ne nje moment tjeter, loja ka filluar dhe rregullat ne mes te lojes nuk nderrohen. Institucionet nderkombetare jane shprehur teresisht kunder ndryshimeve ligjore. Ne rekomandimet e OSBE/ODIHR, i pari nder to, ka te beje vetem me forcat politike, me qendrimin e tyre ne zgjedhjet. Ndaj ne ofruam nje pakt, qe ta firmose te tregoje qendrimin ne procesin zgjedhor.
Jeni i bindur qe do te jete i lire?
Per sa i perket mazhorances do te jete teresisht i lire. Kjo mazhorance dhe forcat politike te saj, do te bejne gjithcka ne funksion te ligjit.
Si e shihni kandidimin e Bollanos?
Une mendoj se gjithcka po vepron ne perputhje me ligjin.
Majko tha se ju ndihmoni Bollanon...?
Ne kemi kandidatin tone. Kemi qene ne koalicion me pare edhe me PBDNJ, por doli nga koalicioni dhe u bashkua me te majten. Ne kemi kandidatin tone ne Himare dhe do te mbeshtesim kandidatin tone. E rendesishme per ne eshte te kete zgjedhje me standarde.