ACR mashtron minatorët për rrogën, rikthehen tensionet
Kompania austriake ACR duket se i ka mashtruar minatorët e Bulqizës për të lënë grevën e urisë. 72 prej minatorëve kanë thënë se nuk e kanë marrë pagën e 13, ashtu siç ishte parashikuar në marrëveshje, si dhe paratë për ditët e lejes, ashtu siç janë paguar 620 minatorë të tjerë mëngjesin e së hënës. Përveç kësaj, minatorët që punojnë në galerinë D, kanë thënë se galeria ku punojnë nuk është e sigurtë.
Për këtë arsye, minatorët kanë bllokuar punën dhe kanë deklaruar se do të nisin grevën e urisë, nëse nuk paguhen.