INSTAT: Shtohen më tej forcat e punës

Sipas burimeve zyrtare të Institutit të Statistikave
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 forca e punës është rritur me 5,594 persona që nga tremujori i tretë i këtij viti. Burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bënë të ditur sot se numrit mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007, është 568,549 persona. Në sektorin privat jobujqësor gjatë këtij tremujori eshte vene re një rritje prej 1.78 per qind e numrit mesatar të të punësuarve krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Në këtë sektor vihet re tendenca në rritje e numrit të të punësuarve. Sipas INSTAT, niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 2,986 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3,798 lekë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 995, datë 02.07.2008 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë. Ndërkohë, niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM nr. 236, datë 27.02.2008 është 5,980 lekë.
...