Një 27 vjeçar u gjet sot i djegur në një nga ambientet e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan
Një 27-të vjeçar është gjetur i djegur nga kontakti me rrymën elektrike, mëngjesin e sotëm, në një nga ambientet e ish -Kombinatit Metalurgjik, në periferi të Elbasanit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se "mëngjesin e sotëm është gjetur nga rojet, brenda në ambientet e ish- Kombinatit Metalurgjik, thuajse i djegur 27 vjeçari Bledar Duja, me banim në fshatin Bradashesh". Mësohet se 27 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëherëshme, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin e plotë të saj.
...