PS: Varfëria në Tiranë më e lartë se në 2005
Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, duke iu referuar deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë për uljen e nivelit të varfërisë në vend. "Tirana dhe zonat malore me te varfra se 2005"
TIRANË- Partia Socialiste konsideron se varfëria në Tiranë dhe në zonat malore është më e lartë se në vitin 2005.
Nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, duke iu referuar deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë për uljen e nivelit të varfërisë në vend, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "Kreu i qeverisë iu referua studimit të varfërisë, por nuk pati guximin t’u tregojë shqiptarëve se po sipas studimit, varfëria, krahasuar me vitin 2005, është shtuar në Tiranë dhe në zonat malore të vendit”.
Beqja deklaroi se "PS në programin e ri qeverisës ka përcaktuar mënyrat se si do ta luftojë varfërinë dhe papunësinë dhe se si do të forcojë kohezionin social”.
(d.b/BalkanWeb)