E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT gati regjistrimin e popullsise dhe te biznesit per 2009

Popullsia, sektori i bujqesor, jo bujqesor dhe te gjitha banesat ne vend do te regjistrohen nga Instituti i Statistikes (INSTAT). Lajmin e bene te ditur burimet zyrtare te INSTAT, te cilat njoftuan se, ne dispozicion te ketyre regjistrime jane vene 600 mije euro nga programi CRDS. Sipas te njejtave burime, regjistrimi i njesive ekonomike duhet te rezultoje ne nje perditesim statistikor te biznesit sipas standardeve nderkombetare dhe rekomandimeve te EUROSTAT. Ai do te sherbeje per te prodhuar statistika ekonomike te besueshme, te sakta si dhe do te sherbeje si nje mjet per krijimin e njesive te regjistrimit vendor. Gjithashtu, regjistrimi i bujqesise do te lejojne qe Shqiperia dhe INSTAT, te kene nje dispozicion nje regjister te fermave ne menyre qe te prodhojne statistika te besueshme bujqesore ne perputhje me kerkesat e BE-se dhe te kontribuoje ne permiresimin e Sistemit te Llogarive Kombetare per bujqesine. Po kete vit do te perfshihen ne proces regjistrimi banesat dhe popullsia. Regjistrimi i Popullsise i fundit eshte realizuar ne prill te vitit 2001. Qe atehere, kushtet politike, ekonomike dhe sociale ne vend kane ndryshuar. Kerkesa per te dhena te besueshme dhe te qendrueshme si dhe struktura dhe shperndarja hapesinore e popullsise, sidomos ne nivel rajonal, jane vazhdueshmerisht ne rritje. Levizja e vazhdueshme emigrimit te popullsise nga zonat rurale ne zonat urbane, dhe te vendet e tjera gjithashtu, ka nje impakt te madh ne saktesine e te dhenave statistikore. Projekti do te mbeshtese INSTAT ne zbatimin decentralizimit ne nivel rajonal. Ky projekt do te mbuloje te 12 rajonet e Shqiperise me qellim qe te mos kete nje dallim te qarte midis ndarjes administrative territoriale dhe detyrave te lidhura me prodhimin e statistikave rajonale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›