Itali, dhune raciste ndaj dy shqiptareve
Ledi Koraqi
Dy emigrante shqiptare kane rene pre e dhunes se shfrenuar raciste ne Venecia te Italise. Dy shqiptaret qe punonin si kamariere ne restorantin "La bricola" prapa sheshit San Marko ne Venecia, jane goditur me shkopinj dhe grushta ne koke e fytyre, nga nje grup ekstremistesh te "Lidhjes Veriore" ("Lega Nord"). Dy shqiptaret kane denoncuar ne polici dhunen fizike dhe raciste te agresoreve. Te gjitha mediat italiane kane percjelle kete rast te paprecedent, ndaj qytetareve te huaj qe jetojne e punojne me ndershmeri ne Itali. Incidenti ndodhi te dielen rreth ores 11.40 dhe eshte konfirmuar edhe nga policia e Venecias. Ervin Doci, 21 vjec, njeri prej shqiptareve qe u godit nga grupi i te rinjve ekstremist, tregoi se ishte rrahur nga nje grup personash te veshur me te gjelber. Fillimisht ka hyre njeri prej tyre rreth te 30-tave i dehur dhe ka goditur me grushte mbi banak dhe me pas ka permbysur karriget dhe tavolinat. Pas tij kane hyre edhe 7 te tjere te veshur me bluza me ngjyre jeshile me stampen e Lega Nordit. Ne kete moment kam nderhyre, duke iu kerkuar te largoheshin dhe te na linin te punonim, tregon Ervini. Por, sapo agresoret kane degjuar italishten me theks te huaj, kane reaguar ne menyre te eger, duke share e qelluar. "Ata hyne brenda, shkaterruan gjithcka dhe me pas m'u versulen mua. Krahun e kam te thyer sepse po mundohesha te mbuloja koken nga shkelmat, ndersa isha perdhe. Une jam ketu per te punuar" tregon Doci. Kete fakt e kane pohuar per mediat italiane edhe punetoret e tjere te restorantit ne Venecia. Pas kerkeses per largim nisen fyerjet. "Cfare dreqin doni, me jepni te shoh lejet e qendrimit tuaj", kane qene fjalet e militanteve te partise ekstremiste te djathte "Lega Nord". Ne ate kohe situata degjeneroi. Hyne me pas ne restorant edhe 7-8 persona te veshur me te njejtat bluza dhe me pas nisi nje situate e frikshme", thane punetoret. "Ata hodhen poshte shishet me birra, permbysen e shkaterruan karrige e tavolina, duke shkaktuar nje rremuje ne gjysmen e lokalit. Agresioni kulmoi me goditjen me shishe te kamarierit shqiptar. Me pas agresoret u larguan dhe u perfshine ne manifestimin qe po mbante partia e Lega-s ne ato momente. Dy kamarieret shqiptare moren plage te renda, por sipas mjekeve jashte rrezikut per jeten. Ata kishin afro dy muaj qe kishin nisur pune ne ate restorant. Dy shqiptaret se bashku me pronarin me origjine egjiptiane Nabil Eahba, jane shprehur se do te paraqesin padi. Per kete ngjarje eshte vene ne dijeni edhe keshilltari komunal Beppe Cacia, sipas se cilit agresoret jane militante te partise ekstremiste te djathte "Lega Nord". Nderkaq kreu i legisteve Alberto Mazzonetto, ka denuar ngjarjen e rende, duke u distancuar nga e ajo qe ka ndodhur. "Nuk e di nese pergjegjesit per kete ngjarje jane simpatizante te Leges, por uroj qe te paguajne per ate qe kane bere. Por s'mund t'i hidhet faji, sikurse mund te pretendoje ndokush, partise apo grupit qe erdhi ne Venecia pergjegjesia e nje bande rrugacesh", eshte shprehur Mazzonneto.