E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT kundër Bodes, rritja ekonomike jo 16%

Shifra 16% e nxjerrë nga FMN është ende në përllogaritje e sipër dhe jo përfundimtare. Për këtë arsye INSTAT ka kundërshtuar deklaratën e Ministrit të Financave Ridvan Bode, dhënë një ditë më parë 

TIRANE- Instituti i Statistikave nuk mbështet deklaratën e një dite më parë të ministrit të Financave, Ridvan Bode për një rritje ekonomike 16 për qind, bazuar në përllogaritet e ekspertit të FMN-së pranë INSTAT-it. Burime zyrtare në këtë institucion shpjegojnë se vlerësimet që po bëhen nga eksperti janë eksperimentale dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohen përfundimtare. Kjo edhe faktin se ato mund të rrëzohen apo të ndryshojnë, në varësi të përllogaritjeve të mëtejshme që do të bëhen. Instituti I Statistikave shpjegon gjithashtu se nuk mund të nxirren të dhëna për rritjen ekonomike për periudha 3 dhe 6 mujore, siç pretendon qeveria.
(O.Zh BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›