Lehman Brothers si Sudja shqiptare

Kriza ne Shtetet e Bashkuara eshte shume e ngjashme me piramidat shqiptare. Gazeta prestigjioze “Chicago Tribune”, e cila botohet ne Illinois, shtetin e Obames, duket se kerkon t’i hape syte presidentit te ri.
Gazetari i saj, Tom Handley, qe ka ndjekur nga afer ngjarjet e 97-te ne Shqiperi thote se nuk ka asnje ndryshim sa i perket funksionimit ne te dy rastet, vetem se ne Amerike “Lehman Brothers” dhe “AIG” zevendesuan Suden dhe VEFA-n ne Shqiperi.
Krahasimi vjen pikerisht ne momente te veshtira qe po kalon SHBA.
"Nga eksperienca shqiptare Shtetet e Bashkuara mund te nxjerrin mesim", thote Handley, i cili kujton se ne vitin 97-te rreth 800 mije shqiptare vune kursimet e gjithe jetes se tyre per te marre perfitime te medha ne nje kohe te shkurtra.
Ne nje artikull te gjate, gazetari ironizon se SHBA nuk eshte ne prak anarkie si ne Shqiperi dhe se shpresa mbetet qe lideret e mencur do ta nxjerrin vendin te lare nga ky batak.