E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli flet për progres raportin e KE për Shqipërinë

Kryeparlamentaria Topalli e cilësoi raportin e progresit për Shqipërinë si më të mirin e të gjitha viteve. Ajo tha se ne 56 faqe është përmendur 100 herë fjala progres, ndërsa siguroi se mazhoranca do realizojë zgjedhje të lira. 

TIRANE- Mazhoranca nëpërmjet kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cilësoi raportin për progresin publikuar nga Komisionit Evropian si më të mirin që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Në daljen e posaçme për median zonja Topalli pohoi se ka shumë punë për të bërë dhe një prej këtyre çështjeve është Kodi Elektoral.
“Ndër të gjithë raportet, ky ka qenë më i mirë, krahasuar me raportet e mëparshme. Pavarësisht se ka ende punë për të bërë në shumë fusha”, tha Topalli në lidhje me vlerësimin e raportit të KE-së.
ndër të tjera ajo shtoi se “Parlamenti si sfidë më të rëndësishme ka mbylljen e Kodit Elektoral, bërjen e mundur e një baze ligjore me të cilën ne do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
”Sfida më e madhe e këtij parlamenti do të jetë kufizimi i imuniteteve për zyrtarë, titullarë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjithashtu edhe Reforma në Drejtësi mbetet një pjese thelbësore e aaxhendës së punës së Parlamentit”, përfundojë Topalli. Kryeparlamentaria Topalli, i bëri thirrje të gjitha institucioneve, por dhe partive politike të lexojnë siç duhet 56 faqet e raportit për të nxjerrë detyrat e gjithsecilit
Për të tretën ditë pas publikimit të raportit, mazhoranca nëpërmjet përfaqësuesve të saj më të lartë po mbron variantin se gota e reformave të realizuara nga qeveria është gjysëm e mbushur. Pak ditë më parë kreu i delegacionit te Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan, duke cituar raportin vjetor tha se “gota është gjysëm e mbushur e gjysëm bosh”, deklaratë e cila po komentohet në mënyrë të ndryshme nga kampet e kundërta politike.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›