Mot i qëndrueshëm edhe për javën e ardhshme
Kjo fundjave dhe java që do të vijë do te karakterizohen nga një mot i qëndrueshëm me vranësira të pakta të cilat do të jenë më të theksuara në verilindje të vendit ndërsa temperaturat pritet të arrijë në 22 gradë.
TIRANE- Pas një mëngjesi me vranësira në disa territore të vendit, gjatë mbasdites Shërbimi Sinoptik Ushtarak parashikon një përçarje të vranësirave, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 22 gradë celsius.
Pjesa e parë e ditës së sotme ka qenë në aktivitetin e masave ajrore të paqëndrueshme, kjo gjë ka sjellë mëngjesin e sotëm vranësira dhe reshje të dobëta në jugperëndim të vendit. Pasditen e sotme temperaturat maksimale nuk do të pësojnë shumë ndryshime nga dita e djeshme, ato do të kapin vlerat nga 14 në veri të vendit deri në 22 gradë, pasi pritet një përmisim gjatë pasdites. Ndërsa dita e dielë do të jetë më e qëndrueshme me vranësira të pakta dhe kthjellime. Vranësirat më të theksuara do ti kemi në verilindje, ndërsa temperaturat do të pësojnë një zbritje gradfuale mbi 2-3 gradësh, ndikimi i tyre do të ndjehet në mengjes. E njëjta situate do të mbizotërojë edhe në ditët e para të javës, ku një mot i qëndrueshëm me vranësira të pakta do të mbizotërojë në vendin tonë. (a.r/news24/balkanweb)