E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Çmimet, rënie me 0.5% në muajin korrik

Tiranë, 9 Gusht, NOA - Çmimet e konsumit, në muajin korrik krahasuar me një muaj më parë shënuan ulje prej 0.5%, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë ulur me 3.4%.

Këto shifra komunikohen nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shënoi një ulje prej 1.3% dhe brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 8.2% vërehet në nëngrupin zarzavate përfshirë patatet.

Ndërkaq, sipas INSTAT, ulje të çmimeve gjatë muajit korrik pati dhe në disa nëngrupe të tjera të grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike si fruta 3.3%; peshk 0.6 % apo qumësht, djathë e vezë 0.2% etj.

Kurse indeksi i grupit Veshje dhe këpucë ka shënuar një ulje prej 0.1%, brenda të cilit, çmimet e këpucëve shënuan një ulje prej 0.2%.

Sa u përket grupit Shëndeti shënoi një rritje prej 0.2%, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të shërbimeve mjekësore me 0.2% dhe të medikamenteve me 0.1%.

Në fund, INSTAT konfirmon se gjatë këtij muaji çmimet e karburantit ishin të vetmet të cilat pësuan një rritje të lehtë krahasuar me muajin e mëparshëm dhe konkretisht, ai i naftës u rrit me 0.1%, ndërsa çmimi i benzinës u rrit me 0.2%.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/28404-instat-cmimet-renie-me-05-ne-muajin-korrik","title":"INSTAT: Çmimet, rënie me 0.5% në muajin korrik","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›