E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë e këqija rriten me 50 për qind brenda 1 vitit


Kreditë e pashlyera janë rritur me rreth 50 për qind krahasuar me një vit më parë. E thënë në lekë, bankat nuk kanë mundur të mbledhin nga kreditë rreth 54.8 miliardë lekë ose rreth 500 milionë dollarë. Ndërsa në përqindje, deri në fund të qershorit kreditë me probleme përbëjnë 12 për qind të totalit të kredive. Shifrat janë bërë të ditura nga burime pranë

Bankës së Shqipërisë, të cilat bëjnë të ditur se vetëm në një muaj kreditë e këqija janë rritur me 0. 55 për qind. Kreditë e pashlyera në banka janë rritur edhe në tremujorin e dytë të vitit, duke pasqyruar vështirësinë e bizneseve dhe individëve për të shlyer huatë e marra në banka. Të dhënat tregojnë se në vlerë, shifra e kredive të këqija është rritur krahasuar me vitin e kaluar me mbi 18 miliardë lekë, ose gati 50 për qind. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit kreditë e këqija arritën në 12 për qind të totalit, nga 11.45 për qind që ishin një tremujor më parë. Bankat në Shqipëri kanë dhënë në total 457.6 miliardë lekë kredi për bizneset dhe individët. Nga këto, sipas Bankës së Shqipërisë, rezultojnë kredi me probleme, të cilat nuk shlyhen rreth 54.8 miliardë lekë ose mbi 500 milionë dollarë. Banka Qendrore i ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë për të përballuar humbjet nga kreditë që nuk shlyhen.

Last Updated on E Hene, 09 Gusht 2010 18:16

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›