E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet çmimi i bukës, shkak bllokimi i eksportit të miellit nga Rusia

Buka është produkti kryesor në tavolinën e shqiptarëve dhe rrritja e çmimit do të ndikonte shumë në xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Rritja e çmimit të bukës prek më tepër qytetarët të cilët jetojnë më pensione apo me ndihmë sociale. Ata shprehen mjaft të shqetësuar dhe e shohin si jo të lehtë përballlimin e rritjes së çmimit të bukës që mund të pasohet edhe prej çmimeve të produkteve të tjera.

Prej pak ditësh media i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme këtij problemi i cili erdhi menjëherë pas embargos të vënë nga Ruisa për importin e grurit. Ndërkohë që pronarët e furrave pas kamerave shprehen se ata nuk mund ta ndalojnë rritjen e çmimit pasi kjo do të thoshte humbje për ta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›