E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ vijon aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme

CEZ Shpërndarje vijon aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë në Tiranë.

Aksioni i sotëm i CEZ është ndërmarrë në njësinë nr. 2 në Tiranë ku gjithashtu është ndërprerë energjia për abonentët debitorë.

Drejtori i CEZ Shpërndarje për njësinë numër 2 në Tiranë, Arben Kasapi në një prononcim për mediat është shprehur se në këtë njësi janë konstatuar 15 lidhje të paligjshme elektrike.

Ai i bëri thirrje debitorëve të paguajnë faturat pasi në të kundërt do të merren masa për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ka nisur puna për ndërprerjen e 15 lidhjeve të paligjshme në rrjetin elektrik. I bëj thirrje qytetarëve debitorë të paguajnë energjinë, pasi në të kundërt do t’u ndërpritet. Kushdo që tenton të rilidhë energjinë pa e paguar, do të përballet me kallzim penal ka theksuar Kasapi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›