INSTAT, ne nentor inflacioni 2.6 perqind

Sipas INSTAT-it, gjate muajit nentor inflacioni ishte 2.6 perqind nga 3.5 perqind qe ishte nje vit me pare.
Te dhenat tregojne se ngadalesimi i inflacionit ka ardhur kryesisht per shkak te renies se cmimeve te karburanteve, qe po diktohet nga zhvillimet e fundit te ekonomise boterore.
INSTAT thote se krahasuar me nje muaj me pare cmimi i naftes ne tregun e brendshem ka rene me 9 perqind, ndersa ai i benzines me 9.5 perqind.
Renie te cmimeve ka edhe per duhanin dhe pijet alkoolike, te cilat sipas te dhenave zyrtare kushtojne aktualisht 0.3 dhe 0.1 perqind me pak se muaji tetor.
Edhe cmimet e ushqimeve, te cilat deri pak muaj me pare ishin problemi kryesor i ekonomise, tashme sipas INSTAT jane stabilizuar dhe per nentorin jane rritur ne total me vetem 0.1 perqind.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code