E Diel, 1 Nëntor 2026

B.- Hercegovina, liberalizim vizash me Shqipërinë

Kryeministri i Bosnje Hercegovinws, Nikola Spiriç e konsideroi pa kuptim faktin që Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kërkojnë liberalizimin e vizave me BE-në, ndërkohë që nuk kanë liberalizuar regjimin e vizave mes tyre. 

TIRANE- Kryeministri i Bosnje Hercegovinës, Nikola Spiriç gjatë një konference të përbashkët per shtyp me kryeministrin Berisha ka theksuar se do të do të punohet për arritjen e liberalizimit të vizave mes dy vendeve, të cilat do ti kontribuojnë shtimit të investitorëve nga Bosnje Hercegovina në Shqipëri dhe anasjelltas.
Kryeministri Spiriç e konsideroi pa kuptim faktin që "Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kërkojnë liberalizimin e vizave me BE-në, ndërkohë që nuk kanë liberalizuar regjimin e vizave mes dy vendeve tona".
Ai e konsideroi vizitën e sotme në Tiranë si "një mundësi shumë të mirë për të shkëmbyer eksperiencat në fushën e integrimit në BE dhe NATO".
"Ky bashkëpunim do ti hapë rrugën edhe intesifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve edhe në fusha të tjera. Synimi ynë kryesor është që ne të kemi marrëdhënie shumë miqësore në nivelin politik", u shpreh Kryeministri Spiriç.
Ne po rrisim bashkëpunimin edhe në fusha të tjera si në energji, shkencë, kulturë dhe sporte. Të gjitha këto marrëveshje do të krijojnë më shumë lehtësira për qytetarët e vendeve tona", u shpreh Kryeministri Spiriç.
Duke u ndalur te situata në rajon dhe më gjerë, Kryeministri i Bosnje Hercegovinës u shpreh për zgjidhjen e krizave në mënyrë demokratike të këtyre krizave. "Çdo gjë që do të ndodhi në Kosovë, patjetër që do të ketë ndikimin e vetë edhe në Bosnje Hercegovinë", u shpreh Kryeministri Spiriç duke inkurajuar dialogun me Prishtinës dhe Beogradit.
Në përfundim, Kryeministri Spiriç ftoi Kryeministri Sali Berisha për një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë duke shprehur bindjen se "gjatë kësaj vizite do të diskutohet për rezultatet konkrete të çështjeve që u parashtruan gjatë këtij takimi, në Tiranë"

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›