E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta letër Ramës: Të takohemi për Kodin zgjedhor

Kthimi i Kodit Zgjedhor për rishqyrtim në parlament nga Presidenti i Republikës është parë nga LSI si një shans i dytë për riparimin e defekteve të tij. Si rrjedhim Kreu i LSI-së i ka kërkuar Edi Ramës një takim të përbashkët për te diskutuar 

TIRANE- Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar sot një letër kryetarit të PS-së Edi Rama, ku i kërkon bashkëpunim për Kodin Zgjedhor.
“Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti i Republikës për rishqyrtim në Parlament, ka krijuar një mundesi për reflektim dhe një hapësirë për të riparuar disa defekte të këtij Kodi.”- është shprehur në letrën e tij Meta. Sipas tij riparimi i këtyre defekteve do të vendose standarte më të larta ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sidomos në drejtim të garantimit të një procesi zgjedhor të pakontestueshëm dhe ndërtimit të besimit të munguar midis palëve konkurruese.
Meta i ka kërkuar Ramës një takim të përbashkët për t’i dhënë vendit një Kod Zgjedhor që prodhon zgjedhje të lira, të ndershme e të pakontestueshme. “Unë jam i gatshëm të takohem me ju për të shqyrtuar konkretisht mundësitë që krijon një rast i tillë.”- thotë Meta në letrën e tij.

LSI ka shprehur kundërshtimet e saj ndaj disa dispozitave të Kodit të ri Zgjedhor, në lidhje me administrimin e zgjedhjeve, dispozita që sipas tyre bien në kundërshtim të hapur me frymen e Kushtetutës së Shqipërisë për barazi dhe mundësi të barabarta të shtetasve.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›