E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Arvizu: Mesazhet e Klinton ishin të qarta për përparimin e ngecur në luftën ndaj korrupsionit dhe shtetin ligjor

Share

Arvizu gjatë vizitës në SHBA me Berishën

Ambasadori paralajmëron: Do jem i ashpër nëse ka shkelje serioze në zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjet e përgjithshme, edhe nëse sakrifikoj reputacionin e ambasadës

Bisedoi: Adi Krasta

A Show, Vizion Plus

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, thotë se në rast se do ketë probleme serioze në zgjedhjen e presidentit dhe në zgjedhjet parlamentare, do jetë i drejtpërdrejtë. Sinqerisht, jam i gatshëm të sakrifikoj reputacionin tim apo reputacionin e ambasadës nëse vërtet do ndryshonte diçka.

I pyetur për takimin mes Berishës dhe Klinton, ambasadori i pranishëm aty, tha se Sekretarja e Shtetit shprehu mbështetjen për popullin shqiptar dhe ishte e qartë në mesazhet e saj për qeverinë. Ajo ishte shumë e qartë në shprehjen e shpresës dhe disa nga shqetësimet tona për përparimin e ngecur në disa fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti ligjor. Kështu pra, mendoj se mesazhet e SHBA ishin shumë të qarta, tha Arvizu.

Ndërkohë duke folur për presidentin, Arvizu tha: Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme, personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim.

Ai është Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Uluni, ju lutem. Jam shumë i lumtur tju kem këtu më në fund. Si ndjeheni në televizion, në përgjithësi?

Në përgjithësi, më pëlqen shumë. Është fantastike të jem këtu, është një program fantastik.

Faleminderit shumë.

Kam një kollare speciale për këtë rast. Shpresoj tju pëlqejë.
Më pëlqen shumë kollarja. Do të tregohem diplomat.

Sa herë që pyes njerëzit për Adi Krastën, përgjigja që më japin është çfarë prezantuesi! Mendoj se ky është një nder shumë i madh për ju.

Nuk e di nëse duhet ta marr si kompliment…Ka një pjesë te prezantuesit që është gjithnjë mosbesuese. Nuk e di pse, por kjo është ndjenja ime.

Do të thotë që jeni shumë i talentuar dhe i respektuar.

Por ju keni respektuar dhe nderuar shumë nga kolegët e mi. Kjo është tipike për një ambasador në një farë mënyrë. Ta lëmë mënjanë këtë. Ju e njihni më mirë Shqipërinë tani, z. Ambasador, apo jo?

Mendoj se po mësoj shumë. Sot është data 8 maj, e vutë re këtë?

Sigurisht, kjo është arsyeja pse jeni këtu.

Po mësoj shumë, por ka ende shumë boshllëqe në njohuritë e mia. Më pëlqejnë kostumet shqiptare. Di që kostumet janë shumë të veçanta dhe të posaçme për secilin rajon, por, nëse dikush më thotë, z. Ambasador, ky kostum është nga Gjirokastra, ky nga Korça dhe ky nga Shkodra, nuk jam i sigurt se do i dalloja kur në fakt duhet të isha në gjendje ta bëja këtë. Pra, mendoj se një nga gjërat që po përpiqem të bëj është të kuptoj gjërat e rëndësishme si folklori, traditat dhe kultura. Kjo është e rëndësishme.

Mesa kuptoj unë elita jonë politike nuk do tju lejonte të shpenzonit kohë me folklorin e gjëra të tilla.

Duhet të më japin pak pushim në fakt.

Ju duan për vete, me shumë, shumë dëshirë. Ndoshta për shkak të rëndësisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për çështjet në botë. Para disa ditësh kishit bërë një shkrim shumë të mirë mbi rëndësinë e medias së shëndetshme. Do tju bëj një pyetje: përveç televizionit publik, i cili ka halle të tjera, çfarë mendoni ju se janë hapat false apo gabimet e medias shqiptare?

Pikë së pari, unë i qëndroj atyre që përmenda në editorialin me rastin e Ditës Botërorë të Lirisë së Shtypit, që u publikua në shumë gazeta dhe televizione, dhe jam shumë mirënjohës për këtë, por ka shumë gjëra pozitive. Unë takohem me shumë gazetarë. Mendoj se janë shumë të sinqertë dhe të hapur në opinionet e tyre, gjë që e vlerësoj. Kur kaloj nëpër duar gazetat apo shoh televizion, shoh një larmi opinionesh që shprehen, dhe kjo është gjë e mirë. Mendoj se informacioni thelbësor që u serviret shqiptarëve është diçka pozitive. Por mendoj, se një nga burimet më të mëdha të shqetësimit në Shqipëri është fakti se ka shumë shtrembërime. Ka më tepër shtrembërime se sa censurë. Nuk është tamam një treg i hapur apo i lirë. Dimë se ka disa interesa biznesesh të fuqishme pas kësaj gazete apo atij stacioni, ose mbase ata janë të lidhur. Një parti ose një lëvizje politike mund të kenë lidhje, por do të kesh gjëra të tilla pa kuptim si politikanë të një grupi që bojkotojnë, që shfaqen në një stacion televiziv, por jo në një tjetër, ose një program fton nga një krah, po nuk fton tjetrin. Ky është shtrembërimi për të cilin po flas.
A ndodh kjo për shkak të një mjedisi të pakontrolluar apo ju mendoni se ka të bëjë me zgjedhje personale apo është diçka e papërcaktuar?

Mendoj se ka të bëjë më tepër me këtë të fundit, dhe jo aq shumë me kuadrin ligjor. Ka disa probleme me strukturën ligjore gjithashtu. Mendoj se ligjet për shpifjen ose mjetet e përdoruara për të ndëshkuar njerëzit ndoshta duhet të rishihen pak më mirë. Mendoj se ndonjëherë ndëshkimi duket pak më i rreptë se sa duhet të ishte duke marrë parasysh rrethanat. Nuk dua të jem shumë kritik por për disa media, për disa gazetarë të caktuar, duket sikur janë shtojcë e një force politike. Në një demokraci, mendoj se duhet të kishte pak ndarje midis të dyjave. Në një demokraci të shëndetshme, duhet të kishte skepticizëm ndaj të gjithë politikanëve, sigurisht ndaj atyre që qeverisin vendin, por edhe ndaj opozitës.

Ne publiku perceptuam se ambasadori i ri i SHBA, në ditët e para të punës këtu, nuk ishte shumë i drejtpërdrejt me palët politike, por tani, një vit e gjysmë më pas, jo vetëm që e kuptoj çfarë po bëni këtu në emër të qeverisë dhe vendit tuaj, por për të qenë i sinqertë, e mbështes plotësisht, në kuptimin që ju nuk doni të bëheni pjesë e kësaj xhungle. Tani të shkojmë në Amerikë, lajmet se kryeministri dhe lideri i opozitës shkuan në SHBA, u takuan me zyrtarë amerikanë, kongresmenë, e të tjerë. Pati shumë spekulime këtu për atë që u tha dhe si u tha. Do tju pyes: a ishte Sekretarja e Shtetit Klinton shumë e drejtpërdrejtë, shumë e qartë me kryeministrin?

Pikë së pari, nëse mundem, për tiu kthyer çështjes së mëparshme, i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta. Do të doja të merrja mundësinë për tu shpjeguar disi. Është e kuptueshme që njerëzit në Shqipëri kanë pikëpamje shumë të forta po

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›