INTERVISTA/ Berisha: Se kemi humbur betejën me korrupsionin. Konsulta me opozitën për presidentin
Kryeministri thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës së shqiptarët e kanë humbur ndihmën amerikane Millenium Challenge, e cila jepet për vendet që luftojnë korrupsionin, por e kemi humbur për faktin se kemi rritur shumë të ardhurat. Kryeministri thotë se nuk e ka humbur betejën me korrupsionin, pasi kemi dënuar me shumë zyrtarë se çdo vend tjetër. Berisha pranon se në fakt nuk është dënuar asnjë zyrtar i lartë, por thotë se kjo ka ndodhur për shkak se ata janë shënjestruar për shkak të postit, jo prej abuzimeve. Berisha thotë se procesi i përzgjedhjes së presidentit do kalojë përmes konsultimeve, por shprehet se nuk e ka diskutuar këtë çështje me Hillari Klinton. Ai thotë se është për sistemin proporcional rajonal, duke rrëzuar partitë e vogla. Berisha thotë se po shkojmë drejt zgjedhjeve elektronike, edhe pse ODIHR është skeptik. Ai shton se rritja ekonomike do jetë 3-4 përqind sivjet, duke rrëzuar çdo institucion ekonomik ndërkombëtar. Berisha tha se dëbora e rënë në veri ka dëmtuar prodhimin industrial, ndaj tremujori i parë i këtij viti ishte kaq i dobët.
Bisedoi: Arben Xhixho
VOA
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili përfundoi sot vizitën në Uashington, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se qeveria mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Çështja e korrupsionit ishte në prej çështjeve të diskutuara në takimin që kryeministri Berisha pati të mërkurën me Sekretaren e Shtetit. Në intervistën e tij kryeministri Berisha flet edhe për sistemin zgjedhor, zgjedhjen e presidentit, linjën e interkonjeksionit dhe gjendjen e ekonomisë së Shqipërisë.
Zoti Kryeministër, ku u përqendrua takimi me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, cilat çështje u diskutuan në të?
Takimi me Sekretaren e Shtetit ishte një takim i shkëlqyer dhe mund të them se janë shumë të pakta çështjet për të cilat nuk u diskutua në frymën më të hapur dhe më miqësore për to. Ajo çka spikati dhe njëherë në këtë takim, ishte se Shqipëria dhe shqiptarët kanë fat që kanë një mikeshë të shquar si Sekretarja Clinton dhe qeveria e SHBA, të cilët kanë vullnet dhe dëshirë të ndihmojnë Shqipërinë në të gjitha aspektet dhe padyshim kanë vlerësimin më pozitiv për shqiptarët në tërësi, respektin për përpjekjet e tyre, vlerësimin për bashkëpunimin në ato fusha ku ne bashkëpunojmë. Por ajo që unë dua të informoj publikun nëpërmjet valëve të Zërit të Amerikës ishte gatishmëria, dëshira për të na ndihmuar në të gjitha fushat në mënyrë që zhvillimi i vendit të shpejtohet, integrimi i vendit në BE të shpejtohet; dëshira dhe vendosmëria për të bashkëpunuar me ne në rajon për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit; vlerësimi për bashkëpunimin që kemi në Afganistan. Sekretarja Clinton më shprehu mua ngushëllimet për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit dhe foli me fjalët më vlerësuese, vlerësimet më të larta për rolin e ushtarakëve tanë në zona të ndryshme të Afganistanit.
Zoti Kryeministër, kjo mbështetje që merrni ju nga SHBA, siç është treguar edhe në të kaluarën, kam parasysh anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e bën edhe më të rëndësishme përgjegjësinë që duhet të ketë qeveria shqiptare dhe forcat politike në Shqipëri për të ecur përpara me reformat, pasi mbështetja prej këtej nuk i ka munguar Shqipërisë. Në këtë kuadër, një prej shqetësimeve që ka ngritur qeveria amerikane është çështja e sistemit të drejtësisë. Siç është shprehur një zyrtar i lartë amerikan, ambasadori amerikan në Shqipëri: sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon dhe i mungon integriteti. Si ju përgjigjeni ju këtyre shqetësimeve të palës amerikane për sistemin e drejtësisë në Shqipëri?
Së pari jam plotësisht dakord me ju, që qeveria e Shteteve të Bashkuara dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, por kjo është një përgjegjësi në rradhë të parë për qeverinë shqiptare, por edhe për të gjitha forcat politike, që të intensifikojnë përpjekjet për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit ligjor, konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, konsolidimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit; një punë shumë serioze për të plotësuar kriteret që kërkohen nga Bashkimi Europian për statusin. SHBA janë të interesuara që ti shohin shqiptarët sa më shpejt në BE, por SHBA nuk mund të kenë asnjë lloj lëkundjeje në kërkesat që partnerët e tyre europianë paraqesin ndaj Shqipërisë për reformat, kriteret, praktikat që duhet ndjekur. Në të gjitha çështjet e diskutuara Sekretarja e Shtetit shprehej e gatshme, e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë, për luftën kundër korrupsionit, pasi u diskutua për korrupsionin, e informova për çfarë është arritur. Ajo shprehej shumë e gatshme që të ndërmarrim hapa të tjerë të rëndësishëm. Po kështu për reformën në drejtësi, Sekretarja e Shtetit, dua ta theksoj, kërkoi heqjen e imuniteteve, sepse ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë, nuk është interesi më i mirë i politikanëve shqiptarë, por është i qytetarëve shqiptarë.
Të ndalemi pak më tej tek çështja e korrupsionit. Kur erdhët në pushtet në vitin 2005, ishte mendimi i përgjithshëm se Partia Demokratike erdhi në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit, por sot pas kaq vitesh, duket se Shqipëria ka bërë hapa pas, të paktën treguesit e organizatave ndërkombëtare tregojnë një lloj rrëshqitjeje… A mendoni se Shqipëria është duke e humbur betejën me luftën kundër korrupsionit?
Unë mendoj se absolutisht jo! Duhet të theksoj se ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Transparency International, dhe në vlerësimin e saj të fundit Transparency thotë se, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht Shqipëria ka bërë hapa mbrapa, por ne jemi të përqendruar, në të gjithë përpjekjet tona në luftën kundër tij. Unë mund tju jap si shembull dy reformat e fundit që bëmë ne në këtë drejtim; sot në kuadrin e nismës që mori presidenti Obama një vit më parë për partneritetin për qeveri të hapur, ne jemi nga të paktat qeveri që publikojmë ditën e nesërme on line të gjitha shpenzimet e thesarit të shtetit, dy javë më parë ne u bëmë vendi i parë me e-koncesione. Tani, unë nuk them se ska korrupsion, por ka një vullnet të hekurt për ta luftuar korrupsionin dhe ajo që unë nga kjo vizitë i jam shumë mirënjohës, sepse Sekretarja e Shtetit më siguroi mua dhe shqiptarët se qeveria e ShBA është e gatshme të na asistojë në luftën e mëtejshme kundër korrupsionit. Dua të them këtu se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe USAID-i kanë dhënë një ndihmë thelbësore në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit. Ne vërtetë morëm nga Millenium Challenge Açount Cooperation dy herë nga 14-15 milion dollarë, por e vërteta është që ato projekte që u instaluan me këto shuma, qëndrojnë në themel të faktit që ne si qeveri shqiptare në 6 v
