Franca kërkon largimin e Greqisë nga zona Shengen

Zona Shengen
Në një kohë kur po afron mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Nikola Sarkozi ka kërkuar largimin e Greqisë nga zona Shengen. Kjo për shkak se nuk po arrin të parandalojë hyrjen e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri i saj me Turqinë.
Retorika anti-emigrant e Sarkozisë është një përpjekje për të marrë mbështetjen e votuesve të së djathtës ekstreme, pasi vota e tyre shihet si përcaktuese për fituesin.
Ministri i Brendshëm i Francës, Claude Gueant ka caktuar 11 muaj afat për reformimin e Shengenit ose për ndryshe ka kërcënuar me vendosjen e kontrollit kufitar.
Ministri, i cili është mik i afërt i presidentit Sarkozi, tha se çdo vit në BE hyjnë 400 mijë emigrantë të paligjshëm.
Nga ana e saj Greqia ka reaguar duke thënë se nuk mund të kontrollojë kufirin pa bashkëpunimin Turqisë. /F.Stafa/