E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Bogdani: Do te perfaqesoj me dinjitet ne kuvend rinine dhe Tironen

Ish-zëdhënësi i PD-së dhe kreu i ri i FRPD-së: Rinia ka qenë dhe mbetet në fokusin e qeverisë Berisha dhe politikave të saj


Viti 2005 do të ishte për Gerti Bogdanin çasti i duhur i vendimarrjes më të rëndësishme sa i përket karrierës së tij. I sapokthyer nga perëndimi, nuk do të nguronte t’i përgjigjej ftesës për t’iu bashkëngjitur Partisë Demokratike, një force politike e cila ka rrëzuar komunizmin në Shqipëri, kryer reformat e para me serioze në vend deri në vitin 1997 tek e cila shqiptarët i besuan dhe vazhdojnë t’i besojnë ende sot shpresën e tyre për një jetë më të mirë dhe jo për të qenë në listën e zezë në të cilën ishte vendi gjatë 8 viteve të qeverisjes së PS-së. Ish-nxënësi i shkollës së Mesme Teknike "Harry T. Fultz", i diplomuar me Medalje të Artë në Amerikë, Gerti Bogdani do të angazhohej fuqishëm për të dhënë kontributin më të mirë për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në botë dhe integrimin e saj në strukturat euroatlentike. Në të gjitha detyrat administrative apo politike, z.Bogdani do të spikaste jo vetëm te drejtuesit e Partisë Demokratike për inteligjencën e tij dhe aftësinë për të realizuar detyrat, por dhe të qytetarëve pa dallim bindjesh politike, tek i cili shikonin të riun vizionar, i cili ka kapacitet për të dhënë kontributin për transformimin e këtij vendi dhe jo siç ndodh me të tjerë bashkëmoshatarë të tij, të cilët përdorin demagogjinë për të thithur fonde në emër të OJF dhe përdorur ato për interesat e tyre personale apo karrierë politike. Ish-zëdhënësi dhe Këshilltari i kreut të MPPTT, Lulëzim Basha, zëdhënësi i fushatës elektorale dhe politik i PD-së, kreu i FRPD dhe Minibashkisë nr.10 dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 28-qershorit në Tiranë, Gerti Bogdani rrëfen eksluzivisht për gazetën “55” sfidat e tij si dhe atë më të renë për të qenë në parlament.


Zoti Bogdani, ndonëse angazhimi juaj pranë PD-së ka qenë që në krijimin e KOP-it, keni nisur të spikasni për të qenë publik si zëdhënës dhe këshilltar i kreut të MPPTT z.Lulëzim Basha. Për këtë braktisët vendin si pedagog në “University of Neë York” Tirana, a mund të na flisnin për eksperiencën e parë ndoshta administrative?


Puna si zëdhënës dhe këshilltar i z.Basha ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua, aq me tepër që punoja në një ministri e cila nisi transformimin e Shqipërisë. E them këtë sepse projektet më madhore shekullore të shqiptarëve, ku këtu spikat rruga Durrës-Kukës, nisi në kohën kur unë ndodhesha në atë ministri pa numëruar dhe superprojektet e tjera infrastrukturore në rrugë dhe ujësjellësa, investime të cilat kanë vijuar dhe në vitet në vazhdim dhe po vijojnë ende. Gjatë kohës që kam qenë në atë dikaster, me duhet të them se më është dashur të punoj me një ministër korrekt, i përkushtuar në detyrë dhe me ndershmërinë e tij mundi të lërë gjurmë për mirë në atë institucion. Si zëdhënës, kisha përgjegjësinë politike të përcillja te qytetarët atë punë jo të vogël që po bëhet në rrugët e Shqipërisë. Jam munduar ta kryej këtë me korrektësinë më të madhe, pavarësisht tendencave të ndryshme mediatike për të sfumuar një punë kolosale që MPPTT po kryente.


Kur them që nisët të spikasnin si zëdhënës për qytetarët të cilët shprehnin pëlqimin për daljet e tua mediatike, duket se një gjë e tillë nuk iu shpëtoi as drejtuesve të PD-së, të cilët panë te ty një person te i cili mund të ngarkonin me më shumë përgjegjësi si ndihmë për arritjen e aksiomave politike. Fillimisht ju është kërkuar të ishin zëdhënës politikë i fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2007 dhe me vonë zëdhënës politik, si dhe për të kandiduar dhe marrë drejtimin e minibashkisë nr.10 të cilët e fituat përballë përfaqësues së PS-së e cila kishte dy mandate drejtimi. A nuk ishte kjo një sfidë jo e vogël për ty ndonëse i ri në moshë, ose e thënë ndryshe ndonësë jo i vënë por një bast i fituar politik?


Kur kam vendosur t’i hyj politikës, kam pasur parasysh faktin se duhej shumë punë për të bërë si dhe duhej të justifikoja besimin e lidershpit të PD-së, nëse do të më ngarkoheshin përgjegjësi politike ku jam munduar që të jap maksimunin tim. Por ajo cfarë dua të them, është fakti se dua të falenderoj edhe lidershipin e PD-së, i cili pati besim tek unë që të kandidonte. Për mua ishte një privilegj që kandidoja në lagjen ku kisha lindur dhe isha rritur dhe në emër të një force politike siç është Partia Demokratike, e cila rrezoi dikaturën, anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe po çon drejt Bashkimit Europian. Qytetarët e Minibashkisë nr.10, ndonëse përmes një beteje të fortë politike që pata, shprehën vendosmërinë e tyre me votën e lirë dhe më zgjodhën si përfaqësuesin e tyre për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre. Përveçse dua t’i falanedroj dhe njëherë kur ka kaluar gjysma e mandatit tim, më duhet të them se kam qenë gjithnjë i përkushtuar që nga dita e parë e nisjes së punës, që të jem sa më pranë tyre për t’i dëgjuar dhe për të qënë dinjitoz në atë përfaqësim që më besuan me votën e tyre. Sa i përket sfidave, ato më pëlqejnë. Ngjitjen në politikë deri në kandidinim tim nuk e kam konsideruar si bast por përkundrazi, mund ta krahasoj me futbollin ku për mua çdo ndeshje duhet fituar. Që të fitosh duhet të jesh i mirë në fushë dhe besoj ia kam dalë jo vetëm, por bashkë me forcën politike të cilës i përkas.


Fakti që rezultove një lojtar i mirë, lidershipi i PD-së vendosi të ju ngarkojë me më shumë përgjegjësi. Kyeministri Berisha, njëkohësisht kreu i PD-së, nga Korça në një takim me të rinjtë ju shpalli publikisht si kreun e ri të FRPD-së. Ky forum është arteria kryesore që furnizon PD me “gjak” të ri. Veç vlerësimit keni dhe përgjegjësitë e vazhdimit të ndryshimit. Çfarë mendoni se do të bëni ndryshe si një i ri i suksesshëm dhe i shkolluar në përendim?


Për mua besimi i dhënë për të qenë në krye të FRPD është një kënaqësi, por njëkohësisht dhe një përgjegjësi e madhe. Të rinjtë janë njëra nga pjesët më të rëndësishme të shoqërisë dhe si rrjedhojë duhet të jenë të mirëpërfaqësuar edhe në partitë politike. Forumi Rinor i Partisë Demokratike është dera nga e cila hyjnë energjitë e reja në këtë parti, idetë që sjellin të rinjtë dhe dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e ndryshimit. Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një traditë të shkëlqyer dhe eksperiencë të çmuar, që duke u kombinuar me energjitë e reja, do të jetë një forcë dhe vlerë e shtuar për angazhimin e të rinjve shqiptarë në politikë. Suksesi arrihet gjithmonë nëpërmjet punës në skuadër dhe të gjithë së bashku mund të kontribuojmë më së miri në ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kam pasur fatin e mirë që të kem qenë tejet i angazhuar me aktivitete me të rinjtë edhe përpara se të merrja këtë detyrë të rëndësishme dhe mund të them se është gjithmonë kënaqësi të shohësh se sa shumë energji dhe forcë kanë të rinjtë dhe se me sa lehtësi dhe pozitivitet bëhen pjesë e ndryshimit, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë. Një shembull konkret është njësia 10, ku një nga pikat më të forta të kësaj njësie, janë pa diskutim të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj njësie, të cilët kanë kontribuar jo vetëm në ide, por edhe në implementimin e projekteve të ndryshme të njësisë sonë, duke qenë pjesë aktive në komunitet. Më vjen mirë nga fakti, që ideja e vullnetarëve, e prezantuar para dy vitesh nga njësia 10, sot përdoret edhe nga të tjerë. Në fakt, ia kemi nisur tashmë, kemi filluar së bashku me grupin e të rinjve të FRPD-së të realizojmë aktivitete, takime etj. Njëra nga aspektet më pozitive që kemi hasur gjatë punës sonë, është që ka çdo ditë e më shumë të rinj që kërkojnë të bëhen pjesë e Forumit dhe duan të angazhohen në mënyra të ndryshme. Diçka po ndryshon pra, numri i të rinjve të angazhuar po shtohet në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që do të vijojmë me aktivitetet tona, do të sjellim risi, energji dhe mirëpërfaqësim të të rinjve shqiptarë kudo që ndodhen. Njëkohësisht, duke u ofruar atyre një vend ku mund të sjellin idetë e tyre dhe t’i implementojnë ato, një mundësi të marrin eksperiencë dhe të krijojnë lidhjet e tyre me bashkëmoshatarët në Evropë apo Amerikë, falë raporteve shumë të mira me partitë simotra, një shans për të qenë pjesë e ndryshimit!


Forumet rinore janë përdorur shpesh si fasadë në politikë. Sa do të ndikoni ju, që në FRPD, të ketë debat tek të rinjtë në mënyrë që tezat e tyre të përfshihen në qeverisje?


Eshtë e vërtetë fatkeqësisht, të rinjtë janë përdorur shpesh si imazh dhe vazhdojnë ende të përdoren nga disa forca të caktuara politike. Siç e cilëson edhe një miku im, opozita sot përdor të rinjtë vetëm për fasadë politike. Partia Demokratike i ka dhënë provat që të rinjtë dhe idetë e tyre janë të mirëpritura. Sot, në kabinetin qeverisës ka shumë të rinj, në grupin e këshilltarëve të Kryeministrit pjesa më e madhe janë intelektualë të rinj, po ashtu edhe administrata publike. Pra, hapja e dyerve ndaj të rinjve është reale dhe po realizohet. Do të vazhdojë të jetë kështu, ku zëri i të rinjve shqiptarë do të përçohet më së miri në forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe në mandatin e dytë të kësaj qeverie. Të rinjtë shqiptarë duhet të luftojnë që të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse, duke filluar që nga vota e tyre e deri tek angazhimi i drejtpërdrejtë në strukturat vendimmarrëse të partive, institucioneve apo organizmave të tjerë. Forumi Rinor do t’u ofrojë mundësinë të rinjve shqiptarë që të përçojnë zërin e tyre aty ku bëhet vendimmarrja. Do të jetë një urë mes të rinjve dhe strukturave të tjera qeverisëse. Duhet theksuar fakti që të rinjtë kanë qenë në fokusin e kësaj qeverie dhe do të jenë prioritet në mandatin e dytë. Brezi i ri sot është faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe si i tillë duhet edukuar dhe shkolluar. Rritja e numrit të studentëve nga 50,000 në 2005-n në 115,000 në 2009-n dhe premtimi për ta çuar këtë numër në 200,000 mandatin e ardhshëm, tregon që edukimi i të rinjve është në fokus të kësaj qeverie. Programi i Fondit të Ekselencës, që u jep mundësinë të gjithë atyre të rinjve që pranohen në 10 universitetet më të mira të botës, të vazhdojnë studimet më bursë nga shteti shqiptar, tregon që të rinjtë konsiderohen pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe ndryshimit të Shqipërisë.


A mund të na flisni për dy nismat tuaja me të rinjtë, që kanë qenë, le të themi, “Duaje vendin tënd” apo projektin lidhur me debatin kombëtar për të rinjtë nën sloganin “Të rinjtë në politikë, imazh apo faktor”. Ju kemi parë me qindra të rinj në rrugën Durrës-Kukës si dhe keni apeluar për rikthimin e të rinjve në Shqipëri. Mendoni se të rinjtë shqiptarë besojnë tek vendi i tyre, tek e ardhmja këtu? A ka ndjekur realisht qeveria Berisha politika rinore?


Po e nis nga fundi. Rinia ka qenë në fokusin e qeverisë Berisha dhe politikave të saj, duke filluar nga Strategjia Kombëtare e Rinisë, programi i Brain Gain për thithjen e studentëve shqiptarë që përfundojnë studimet jashtë Shqipërisë, fondi i Ekselencës për të gjithë ata të rinj që duan të vazhdojnë studimet jashtë, rritja e numrit të studentëve në Shqipëri nga 50,000 ne 115,000, aplikimi dhe implementimi i Moshës Dixhitale – vendosja e internetit dhe laboratorëve kompjuterikë në çdo shkollë, liberalizimi në fushën e telekomunikacioneve që sjell uljen e tarifave celulare dhe të internetit. Politikat rinore janë të shumta, por ajo që është më e rëndësishme është se ato do të jenë edhe më tepër në fokus gjatë mandatit të dytë qeverisës. Është krenari të shkosh të vizitosh një vepër kaq të mrekullueshme sa rruga Durrës-Kukës-Prishtinë, një vepër që do t’u mbetet brezave dhe kombit shqiptar për vitet që vijnë, si një standard i ri i vendosur në zhvillimin e Shqipërisë. Sot jemi dëshmitarë të standardeve të reja me të cilat Shqipëria po zhvillohet, në autostradën ku sot po ecën si anëtare e NATO-s drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi me shumë fat dhe jemi krenarë që, si të rinj sot, jemi dëshmitarë të kësaj vepre madhështore dhe jemi pjesë e këtij ndryshimi, sepse realisht sot, Shqipëria po ndryshon! Të rinjtë shqiptarë besojnë dhe duan të besojnë për një të ardhme në Shqipëri. Për ta ndërtuar të gjithë së bashku të ardhmen që ne duam, duhet të bëhemi sot pjesë e ndryshimit, pasi nëse gjithsecili prej nesh jep kontributin e vet, e ardhmja që kemi ëndërruar mund dhe do të bëhet realitet. Të rinjtë që aderojnë në Forumin Rinor, synojnë të bëhen pjesë e politikës në të ardhmen. Është themeltare në politikë, që të njohësh vendin tënd, ndaj vjen edhe ky program i ri i Forumit Rinor, sidomos këtë kohë që Shqipëria po ndryshon, sepse është një gjë e mrekullueshme të shikosh dhe të prekësh ndryshimin. Është akoma dhe më e bukur dhe e jashtëzakonshme të jesh pjesë e këtij ndryshimi. Sa i përket projektit “Të rinjtë në politikë, imazh apo faktor”, programi i debatit kombëtar “Të Rinjtë Debatojnë për Demokraci” është një iniciativë e përbashkët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Jarl Hjalmarson Foundation me qendër në Suedi. Qëllimi kryesor është zhvillimi i aftësive të komunikimit publik për të rinjtë e aktivizuar në politikë dhe promovimin e të rinjve në debate politikash. Në këtë kuadër, do të organizohen turnamente kombëtare të debatit, trajnime për marrëdhëniet me publikun, ëorkshope për komunikimin me mediat, si edhe forume të hapura debati mbi politikat. Duke punuar kështu për një nga objektivat e FRPD-së të trajnimit dhe promovimit të të rinjve anëtarë të Forumit Rinor.


Meqë jemi tek forumet rinore, çdo parti ka një forum të rinjsh. Çfarë mendoni se ju dallon dhe do t’ju dallojë nga forumet e tjera rinore?


Dallimi është shumë i thjeshtë. Zgjedhja mes gotës bosh dhe gotës plot. Nëse në njërën anë ka vetëm të rinj që vendosen për fasadë dhe background, ndërsa në anën tjetër, në Forumin Rinor ka të rinj që marrin pjesë aktive në dhënie idesh dhe implementim idesh, zgjedhja është shumë e thjeshtë. Ndërsa në njërën anë ka vetëm fjalë boshe, madje as premtime, në anën tjetër kjo qeveri ka politika të zbatuara, siç e përmenda më sipër, numri në universitete, bursat për shkollim, interneti dhe kabinetet e informatikës, zgjedhja është shumë e thjeshtë. Të rinjtë shqiptarë kanë shumë potencial dhe energji, të cilat gjithmonë janë efikase kur punohet në skuadër dhe vendi i duhur për të punuar të gjithë së bashku në skuadër është Forumi Rinor i Partisë Demokratike.


Ndodhemi në pragun e nisjes zyrtare të fushatës elektorale, për zgjedhjet e përgjithshme. Sa i përgatitur është FRPD dhe cili do të jetë kontributi për PD-në për të fituar mandatin e dytë?


Procesi i zgjedhjeve në Forumin Rinor, është paraprirë edhe nga një fushatë anëtarësimesh të reja. Janë me qindra të rinjtë që kanë shprehur dëshirën të aderojnë pranë Forumit Rinor dhe vazhdojnë ende ta bëjnë këtë gjë. Kjo tregon që Forumi Rinor i ka energjitë dhe potencialin. Pa diskutim, duke rakorduar këto energji dhe eksperiencën e atyre që kanë vite që japin kontributin e tyre, Forumi Rinor është i përgatitur për zgjedhjet e qershorit dhe do të japë kontributin e vet në fitoren për mandatin e dytë të kësaj qeverie. Të rinjtë shqiptarë kanë treguar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, që kanë vlera dhe potencial. Në Forumin Rinor do të gjejnë një vend, ku mund t’i shpalosin këto vlera dhe të vënë në punë potencialin e tyre. Për më tepër, në këtë moment realisht Shqipëria po Ndryshon dhe duke qenë pjesë e Forumit Rinor, të rinjtë kanë mundësinë të jenë pjesë e këtij ndryshimi, gjithsecili ka mundësinë të japë kontributin e tij ose të saj në ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Strategjia e Forumit Rinor do të bëhet publike në ditët në vijim. Ajo që është e rëndësishme është angazhimi i sa më shumë të rinjve për zgjedhjet e 28 qershorit dhe në vijim. Përfitoj nga rasti t’u bëj një thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre: “Të bëhen pjesë e ndryshimit!”, sepse realisht “Shqipëria po ndryshon!”


Sa është numri i anëtarëve të rinj që i janë ofruar FRPD që nga fillimviti?


Mund t’ju them se gjatë muajve të fundit numri i anëtarëve të Forumit Rinor është shtuar në mënyrë progresive. Janë të shumtë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria që i bashkohen Forumit Rinor, çdo ditë, vetëm në Tiranë nga shkurti deri tani janë regjistruar mbi 3 000 anëtare të rinj. Kjo tregon jo vetëm dëshirën e të rinjve shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të qenë pjesë e ndryshimit të sotshëm të Shqipërisë, por mbi të gjitha që Forumi Rinor dhe Partia Demokratike janë atraktive për të rinjtë dhe ofrojnë mundësi për të rinjtë shqiptarë.


Përgjegjësia është rritur sërish. Përballeni me një sfidë tjetër ku do të braktisni minibashkinë nr.10, për të qenë në parlament. Si kandidat i ardhur nga një familje tiranase, përse mendoni se shqiptarët duhet të votojnë sërish PD-në?


Kandidimi im në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit tregon mbështetjen e Partisë Demokratike dhe vizionin e liderit të saj Prof. Dr. Berisha për rininë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e saj dhe duke mundësuar përfshirjen e saj në jetën politike të vendit. Argumentet se përsë shqiptarët duhet t’i besojnë PD-së janë pa fund. Arritjet e Qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike janë jo vetëm të shumta, por edhe shumë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ka bërë një hap shumë të madh përpara përsa i përket imazhit dhe statusit të saj në arenën ndërkombëtare. Shqipëria sot është faktor stabiliteti në rajon dhe renditet përkrah shteteve më të rëndësishme perëndimore si vend partner, anëtar i NATO-s. Është një hap më afër integrimit në Bashkimin Evropian dhe lëvizjës së lirë dhe pa viza. Në këto katër vite të fundit, Shqipëria është shndërruar në kantier ndërtimi, nga Jugu deri në Veri, me projektet më madhore që ka parë ndonjëherë Shqipëria, siç është rruga Durrës – Kukës – Morinë. Politikat e kësaj qeverie kanë pasur në çdo moment në fokus qytetarët shqiptarë, dhe ketë e ka treguar më së miri jo vetëm rritja e pagave për mësuesit, infermierët, mjekët etj., apo rritja e pensioneve, rindërtimi dhe ndërtimi i 1020 shkollave, lufta kundër korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar, për të bërë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë më të sigurt. Por ajo që është më e rëndësishme, është që Partia Demokratike e ka mbajtur fjalën e dhënë ndaj qytetarëve shqiptarë. Premtimet e bëra në vitin 2005 sot janë realitet, “Koha për Ndryshim” e premtuar në 2005-ën është bërë realitet dhe sot Shqipëria po Ndryshon. Ndaj qytetarët duhet të votojnë Partinë Demokratike, sepse ka treguar jo vetëm se di të punojë dhe të përmirësojë Shqipërinë, por mbi të gjitha di të mbajë premtimet e bëra. Ndaj ndryshimi duhet të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë me Partinë Demokratike.


Kush është Gerti Bogdani
Shkollimi
Polytechnic University
Bachelors of Science in Computer Science
Diplomuar me Suma Cum Laude (Me Nderimet më të Larta)
Shpallur Outstandig Graduate (Studenti më i Shkëlqyer- Medalje e Artë) Brooklyn, NY - USA
Shtator 2000 - Maj 2004
Shkolla e Mesme Teknike "Harry T. Fultz" Tiranë, Shqipëri
Dega Elektronike
Diplomuar me Medalje të Artë     
Tiranë, Shqipëri
Shtator 1995- Maj 2000
Eksperienca Pune
Njësia Bashkiake 10 - Tiranë
Kryetar
Tiranë, Shqipëri
Maj 2007 - Në vijim
Partia Demokratike e Shqipërisë
Zëdhënës Politik
Tiranë, Shqipëri
Prill 2007 - Në vijim
Partia Demokratike e Shqipërisë
Zëdhënës për Tiranën, Fushata Elektorale 2007
Tiranë, Shqipëri
Nëntor 2006 - Mars 2007
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Zëdhënës / Këshilltar i Ministrit
Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e Zyrës së Shtypit, konferencave për shtyp, deklaratave për shtyp dhe transparencën e informacionit për publikun dhe mediat. Krijon dhe mban marrëdhëniet me mediat dhe me publikun të Ministrit dhe te Institucionit.
Tiranë, Shqipëri
Tetor 2005 - Janar 2007
University of Neë York / Tirana
Pedagog
Pedagog i jashtëm në Departamentin e Informatikës në këtë universitet. Përgjegjës për përgatitjen e programit të lëndës, drejtimin e leksioneve dhe sesioneve të punës në laborator për lëndën e Programimit në C++.
Tiranë, Shqipëri
Tetor 2005 - Shtator 2006
University of Neë York / Tirana
Pedagog
Pedagog i brendshëm në Departamentin e Informatikës në këtë universitet. Përgatisja programin e lëndës, drejtoja leksionet dhe sesionet e punës në laborator për disa lëndë të informatikës. Informoja studentët e rinj rreth departamentit dhe degës së informatikës si edhe isha përgjegjës për këshillimin e rreth tridhjetë studentëve. Krijova dhe mirëmbajta ëebsite-in e ri të universitetit (http://ëëë.unyt.edu.al)
Tiranë, Shqipëri
Shtator 2004 - Tetor 2005
Polytechnic Tutoring Center - Polytechnic University
Këshillues për Studentët
Organizoja ndihme studentësh në grup dhe individualisht për lëndët e matematikës dhe programimit në C++. Përgatitja dhe drejtoja sesione në grup për parapërgatitje për provimet e matematikës dhe programimit. Ndërtova faqen e internetit të Polytechnic Tutoring Center ( http://ëëë.poly.edu/tutoring)
Neë York, USA
Qershor 2001 - Maj 2004
Departamenti i Matematikës - Polytechnic University
Asistent Pedagog
Mbikëqyrja dhe ndihmoja studentët gjatë ëorkshop-eve javore për lëndën e matematikes dhe korigjoja detyrat e tyre javore. Asistoja studentët në mësimin e teknikave të ndryshme për zgjidhje problemesh.
Neë York, USA
Maj 2001 - Maj 2004
Othmer Residence Hall Polytechnic University
Asistent Rezidence
Organizoja aktivitete edukative, kulturore dhe sociale. Zhvilloja mbledhje mujore për katin nën përgjegjësi. Siguroja një ambjent jetese të sigurt dhe të shëndetshëm. Asistoja në ndërtimin e një komuniteti shoqëror në një ambient akademik.
Maj 2002 - Qershor 2003
Departamenti i Inxhinierisë Polytechnic University, NY
Asistent Pedagog / Grupi i Kërkimit dhe i Zhvillimit
Zhvilloja dhe mbikëqyrja laboratorët e degës së inxhinierisë. Vlerësoja raportet dhe detyrat e shkruara te studentëve, progresin e projekteve dhe provimet finale. Zhvilloja punë kërkimore, gjeneroja ide për projekte laboratorike dhe detyra për t’u përfshirë në kurrikulum. Ndihmova në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e ëebsite-it të departamentit (http://ëëë.eg.poly.edu).
Janar 2001 - Shtator 2002
Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë - ASAN
Koordinator Projekti
Bashkë-themelues dhe koordinator i Rrjetit të Studentëve Shqiptar në Botë - ASAN. Marrë pjesë në negociata për mbështetje dhe partnership me institucione si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Jashtme, Bashkia e Tiranës, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe institucione të tjera. Bashkëpunëtor në krijimin e ëebsite-it të rrjetit (http://ëëë.asan.al).
Tiranë, Shqipëri
Verë 2003 - Verë 2006

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›