E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank, fitimi 85 milionë euro

 

Për tremujorin e parë të këtij viti, Alpha Bank Greqi, ka realizuar një fitim neto prej 86 Milionë euro dhe ka mbajtur raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit në një nivel prej 7.9 për qind përkundrejt 8 për qind të tremujorit të fundit të vitit 2008. “Alpha Bank ka konfirmuar kapacitetin e fortë për të gjeneruar fitime në këtë tremujor, duke qenë se qasja e kujdesshme e Bankës ndaj huadhënies dhe fokusit në shërbimin ndaj Klientit na ndihmoi në përballimin e kushteve të vështira financiare. Ne i jemi mbajtur premtimit tonë për të mbështetur ekonominë greke përmes pajisjes me kredi, shumë të nevojshme për Bizneset e Vogla e të Mesme si dhe për individët. Gjithashtu, ne po kontribuojmë në stabilizimin e rajonit të Evropës Juglindore si pjesë e grupit të Bankave që mbështet përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në Rumani dhe Serbi. Ne kemi besimin se Alpha Bank është e mirë pozicionuar për të përparuar tani si dhe në planin afatgjatë, por një kujdes i veçante do t’i kushtohet gjendjes ekonomike në të ardhmen e afërt.” theksoi  Janis S. Kostopulos, Kryetar i Grupit. Veçanërisht në Shqipëri, ku Alpha Bank ka pozicion kryesues me një rrjet prej 47 degësh, biznesi i shitjes me pakicë ka sjelle 2.5 Milionë Euro përfitime për këtë periudhë, përmes të cilës huadhënia u rrit me 77.4 për qind dhe depozitat patën një rritje prej 21.4 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›