Olldashi: Duhen konsoliduar urgjent marrëdhëniet me ish- të përndjekurit dhe pronarët
Fushata për kryetarin e Partisë Demokratike po shkon drejt fundit, ndërkohë që Sokol Olldashi ka ndaluar në Shijak, ku ka folur për dy nga shtresat, të cilat pretendojnë se kanë mbështetur vazhdimisht demokratët, por janë zhgënjyer prej tyre.
Olldashi tha se është nevojë urgjente konsolidimi urgjent i marrëdhënieve me ish- të përndjekurit politikë dhe pronarët.
Statistikisht e matur, të përndjekurit politikë, pronarët janë 11.8%. Ne duhet të konsolidojmë urgjentisht marrëdhëniet me këto dy shtresa që kanë qenë shtresa bazë e Partisë Demokratike dhe të vazhdojmë pastaj konsolidimin me vektorë të tjerë të shoqërisë civile, me rrethet intelektuale dhe me rininë.
Kemi nevojë të ndërtojmë një veprim opozitar shumë të qartë në parlament, shumë të vendosur, shumë dinamik. iI kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, sepse opozita nuk është çështje numrash, opozita është çështje inteligjence, zemre dhe vullneti. PD-ja e ka inteligjencën, ka zemrën, e ka vullnetin për ti shkuar gjërave deri në fund, tha Olldashi./ep