E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Moisiu: Aleanca PS-LSI, e papëlqyeshme, por e nevojshme

moisiuIsh-presidenti komenton situatën politike e zgjedhore, duke u shprehur se po bëhet kritike nevoja për një rotacion politik në 23 qershor. Por kujdes! Nuk duhet thjesht rotacion figurash, por ndryshim metodash qeverisjeje

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

President Moisiu, po përjetojmë një dimër të gjatë dhe të ngarkuar, si në planin politik, ashtu edhe në atë social e ekonomik. Si do ta përshkruanit ju situatën që kalon aktualisht vendi?

Po keni të drejtë, është një dimër që nuk mbahet mend prej kohësh, si rrallë ndonjëherë. Dua të them jo vetëm për klimën, por edhe për gjendjen social-ekonomike, si dhe për zhvillimet politike. Me gjithë mungesën e paparë të transparencës, nuk është vështirë të kuptohet dhe të ndihet një rënie e përgjithshme ekonomike. Vihet re një rritje e theksuar e varfërisë së shqiptarëve, e papunësisë, mungesës së sigurisë si dhe rritjes së krimit e korrupsionit. Një rritje e përmbytjes së strukturave tona shtetërore me militantë të etur për të ruajtur statukuonë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka që kërkon partia në pushtet. Pra një situatë e tejmbushur me negativitete të dëmshme dhe të padurueshme.

Ju dhe Presidenti Meidani keni qenë të angazhuar prej kohësh nëpërmjet Aksionit Civil, në një sërë nismash që synojnë përsosjen e demokracisë. Sa efektive mendoni se është sot iniciativa civile në Shqipëri? Sa dëgjohet zëri dhe mendimi i aktorëve jashtë skemës politike e institucionale?

Në sensin pozitiv pyetja juaj është ngacmuese për situatën në të cilën ndodhemi. Si unë ashtu edhe Presidenti Meidani, duke e konsideruar veten tonë jo vetëm si qytetarë të këtij vendi, por edhe si njerëz që kemi pasur detyra të rëndësishme në drejtim të shtetit, menduam se një fjalë e thënë, në interes të shoqërisë dhe me ndjenjë dashurie për Shqipërinë do të ishte një ndihmesë e mirë për këdo. Por për fat të keq, vëmë re se politikanët tanë gjykojnë se ata çdo gjë e dinë vetë dhe nuk kanë nevojë për mendimin e të tjerëve.

Sigurisht që ky është një fakt që vërteton papjekurinë e politikanëve dhe tendencën e Unit tek ata. Jo vetëm kaq, por tek politikanët tanë vihet re një tendencë nihiliste për përvojën dhe vlerat njerëzore të intelektualëve të lirë. Bota perëndimore dhe ajo përparimtare e ka gjykuar dhe e gjykon krejt ndryshe këtë fenomen të shoqërisë bashkëkohore njerëzore. Si në SHBA ashtu edhe në shtetet e BE-së, vlerësimi dhe qëndrimi i politikës dhe i shtetit në tërësi kundrejt shoqërisë civile, është krejt ndryshe. Kjo u vërtetua më së miri nga fakti që komisioneri Fyle e deputeti i Parlamentit Europian, Kukan, erdhën në Tiranë dhe morën takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medies. Me këtë rast doja të tërhiqja vëmendjen edhe për një pjesë të medies, të cilët pak përpjekje bëjnë për të vlerësuar dhe ekspozuar me forcë analizat dhe konkluzionet e rëndësishme që dalin nga takimet e shoqërisë civile. I vetmi rast që u vlerësua si një lëvizje serioze e shoqërisë civile është ajo kundër importimit të plehrave të rrezikshme, që pas një pune të gjatë këmbëngulëse më në fund u vendos të shpallej referendumi.

Së fundi u vërejt një debat i ndezur politik, në lidhje me kandidaturat e paraqitura nga presidenti Nishani për Gjykatën Kushtetuese. Përplasja ndodhi për shkak se u anashkaluan dekretet që ish-presidenti Topi kishte paraqitur në Kuvend. Si e shihni ju këtë impas ligjor që u konsumua?

Kjo që ndodhi e bën me të vërtetë qesharak Kuvendin shqiptar. Dhe kjo nuk ndodh për herë të parë, sepse ende në sirtarët e atij institucioni qëndron një dekret imi për emërimin në Gjykatën e Lartë të gjyqtares Gjenovefa Gaba! Dhe për çudi askush nuk kujtohet për të. Pra, anashkalimi i dekreteve të Presidentit, është bërë tashmë një manovër politike për të seleksionuar ata që mazhorancës aktuale ju duken të papërshtatshëm për punët e tyre. Në këtë rast nuk mund të them asgjë përsa i përket aftësisë profesionale të kandidaturave konkrete, pasi i njoh mirë me qenë se janë dhe të zgjedhurit e mi për në Gjykatën e Lartë si dhe Zaganjori për në Gjykatën Kushtetuese.

Por në rastin konkret problemin e shtrohet në pikëpamje të zbatimit të ligjeve dhe të rregullave. Ky parlament si dhe ai në të kaluarën, shkeljen e ligjeve dhe të rregullave nuk e kanë pasur përjashtim, por përkundrazi metodë pune, për çka mendoj se shkelësit duhet të mbajnë përgjegjësi institucionale. Nuk di pse opozita hesht për këtë shkelje dhe të tjera të këtij lloji?! Ajo, me përjashtim të disa deklaratave dhe largimit nga mbledhja e komisionit, nuk bëri asgjë tjetër që vërtet të kishte impakt të ndjeshëm për shkelje të tilla, sepse vetëm kështu mund të arrihet që të mos luajmë me ligjet dhe Kushtetutën. Veprime të tilla mund të shpjegohen edhe me një proverb popullor që thotë se Nuk më vjen keq se kaloi miu në mjekër, por bëhet rrugë…!

Nga shumë anë, prej vitesh, ka një kriticizëm të rritur për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Si i shihni ju sot ato ndryshimet? A janë ato në themelin e shumë krizave nëpër të cilat kemi kaluar, apo mendoni se nuk ka sistem të keq, por ka zbatim të keq të tij?

Mendoj se të dyja qëndrojnë, por duhet të them se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë qenë si të thuash varrmihëse për demokracinë shqiptare. Që në fillim kam qenë kundër tyre. Pikërisht kjo ishte arsyeja që u përfshiva edhe në lëvizjen për organizimin e një referendumi popullor për anulimin e atyre ndryshimeve, që u bë edhe një nga arsyet e grevës së deputetëve të LSI-së, të cilën unë e përkraha. Por ne ende jemi si të shurdhuar ndaj zërit të arsyes, në se ajo bie ndesh me llogaritë dhe interesat e politikës që ka pushteti. Këtu dalim rishtas në ato përfundime që përmenda, në përgjigjen e pyetjes së dytë.

Duhet ta themi hapur dhe për mua nuk ka asnjë hezitim, se këto ndryshime sollën në prishjen e ekuilibrave të pushtetit, që aq bukur ishin gërshetuar në kushtetutën e vitit 1998. Si pasojë mund të thuhet se balanca e ndarjes së pushteteve, që është baza më e rëndësishme e çdo demokracie, u prish dhe kjo mënyrë i dha mundësi mazhorancës së sotme të rregullojë raportet sipas interesave të saj në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Gjithashtu kjo prishi edhe rregullin e zgjedhjes së Presidentit me konsensus. Me një fjalë këto ndryshime krijuan të gjitha kushtet për të grumbulluar maksimalisht pushtetin në duart e asaj force që ka mazhorancën. Pikërisht ky sipas meje ishte një minim që ju bë demokracisë së re shqiptare.

Është e vërtetë që rregulla të t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›