Rama: Ky ishte fillimi i fundit si në vitin 1996
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social Twitter për votimin e mbrëmshëm në Kuvend. Ai e quan këtë ngjarje njësoj si zgjedhjen president të Berishës në vitin e rrëmujshëm 1997. Në fakt Rama e shkruan në vitin 1996.
Për Ramën, ky është fillimi i fundit.
Kjo ishte njësoj si zgjedhja President në kokë të vet në ’96! Ishte fillimi i fundit atëherë, fillimi i fundit ishte dhe sot, shkruan Rama./ep