INTERVISTA/ Riker tek Bugajski: SHBA nuk tërhiqet nga Ballkani
Është koha për karrigen e nxehtë të Bugajskit dhe i ftuari im sot është zëvendës Ndihmës sekretari i Shtetit, Filip Riker. Mirëserdhe në program, Filip. Faleminderit që gjete kohën gjatë axhendës së ngarkuar jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri.
Është kënaqësi.
Pak biografi për ambasadorin për shikuesit tanë. Fil është përgjegjës në Departamentin e Shtetit për marrëdhëniet e SHBA me të gjithë rajonin, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ai ka shërbyer si Ambasador i SHBA në Maqedoni dhe ka përvojë të gjerë dhe të thellë anekënd Ballkanit Perëndimor. Më lejoni të kaloj menjëherë me pyetjet, Fil. Po filloj në fakt me rajonin më gjerë dhe pastaj mund të përqendrohemi tek Shqipëria. Cilat do thonit janë përparësitë thelbësore të SHBA në këtë rajon?
Mendoj se është goxha e drejtpërdrejtë. Duam ta shohim këtë rajon të integruar në një Europë që të jetë e plotë, e lirë, demokratike, në paqe dhe gjithnjë e më të begatë. Sigurisht, ky ka qenë synimi ynë në politikën e jashtme të SHBA për Europën prej Luftës së Dytë Botërore. Këtë synim e kanë pasur presidentë dhe sekretarë shteti nga të dyja partitë politike dhe për shumë vite. Kemi bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Po të shikoni zgjerimin e NATO-s, e cila është një derë e hapur për anëtarë të rinj, përfshirë Shqipërinë. Po të shohësh Bashkimin Europian dhe përpjekjet tona për të punuar me partnerët tanë europianë për ti future këto vende, për ti ndihmuar me reformat e nevojshme për tu bërë kandidatë për anëtarësim në BE, dhe pastaj rruga e vështirë e anëtarësimit për tu future në BE. E kemi parë këtë në Slloveni, sigurisht, por vitin tjetër si tani, edhe Kroacia do të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe ka një perspektivë europiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu, kjo është politika jonë, synimet tona. Kemi ambasada me diplomatë të shkëlqyer dhe i vlerësojmë shumë marrëdhëniet tona me secilin prej vendeve të rajonit.
Duke i hedhur një vështrim rajonit, cilat do thoshit se janë sfidat që duhen zgjidhur, kërcënimet që duhen kapërcyer ende, sidomos meqenëse keni qenë këtu për shumë vite dhe i kuptoni shumë prej problemeve dhe sfidave. Nuk besoj ka nevojë tiu futemi skenarëve më të zymtë, por cilat janë si të thuash sfidat ende të pazgjidhura në rajon?
Mendoj se të gjitha vendet e rajonit janë demokraci në konsolidim, të cilat po përqendrohen në ndërtimin e institucioneve që janë të nevojshme për demokraci të suksesshme, mbi bazën e ekonomisë së tregut dhe kjo është diçka që kërkon kohë. Po të shohësh pas në dy dhjetëvjeçarët e fundit, përparimi ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm dhe kur je në Shqipëri në këtë njëqindvjetor, mendon për një shekull të tërë, njëqind vite pavarësi të Shqipërisë, të mendosh se çfarë është arritur thjesht prej fundit të epokës së Hoxhës, është diçka vërtet e jashtëzakonshme. Ka ende shumë punë për të bërë dhe rruga drejt Europës, drejt anëtarësimit në BE e përcakton mjaft qartë këtë, reforma të mirëpërcaktuara përmes këndvështrimit europian, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, në fushën e gjyqësorit, këto janë institucione kritike që kërkojnë reforma, një mënyrë të re të menduari për shumë popuj të rajonit. Për këtë ne jemi përpjekur të punojmë me këto vende me anë të programeve tona të ndihmës dhe sigurisht do të duhet ende kohë.
A do të thonit se ndoshta është çështje brezash, deri diku? Me fjalë të tjera, brezi i ri është me më shumë përvojë tani, është më i njohur me vlerat demokratike, me perëndimin, e kështu me radhë. Me siguri, ky është brezi që do të konsolidojë të gjithë përparimin që kanë bërë këto vende.
Mendoj se kjo është e vërtetë në një masë të gjerë. Është diçka që kërkon kohë, e cila kërkon mënyra të reja të menduari dhe, në botën ku jetojmë sot, ku komunikimi është i menjëhershëm, ku mediat sociale i lidhin njerëzit si kurrë më parë, disa prej gjërave që besoheshin për shumë kohë, një pjesë e mitologjisë që ka qenë e veçantë për rajonin e Ballkanit po zhduken me ngadalë dhe ata po kuptojnë që kufijtë mund të përdoren për të bashkuar, jo për të ndarë. Ky është synimi i Bashkimit Europian dhe të mendosh se çfarë ka arritur Europa prej fundit të Luftës së Dytë Botërore ku armiqtë e mëparshëm tani janë plotësisht të bashkuar ekonomikisht, politikisht, punojnë bashkë për standarde jetese, për nivele begatie pavarësisht sfidave të tanishme në situatën ekonomike globale; këto janë nivele begatie që nuk ishin imagjinuar më parë.
Interesante, përmendët me gjasë se si gjermanët dhe francezët, gjermanët dhe polakët kanë arritur të pajtohen pas këtyre ndryshimeve dhe tani janë partnerë të mirë në Bashkimin Europian. A e shihni një gjë të tillë të ndodhë mes fqinjëve këtu, sepse siç e dini, ka ende disa mosmarrëveshje të pazgjidhura, për të përmendur vetëm pak prej tyre mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe mes Malit të Zi dhe Serbisë, dhe sigurisht mes Serbisë dhe Kosovës. A i shihni këto çështje të zgjidhura në kontekstin e aderimit në Bashkimin Europian?
Mendoj që pikërisht ky është synimi dhe siç kanë demonstruar vendet e Europës perëndimore, këto gjëra mund të kapërcehen duke rrokur një qasje të re, duke lënë të shkuarën pas dhe duke parë drejt së ardhmes. Ky ka qenë synimi ynë për sa i përket nxitjes së integrimit, integrimit euroatlantik. Çmund të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë europianë për vendet e rajonit mund ti ndihmojmë të bëjnë ndryshimet e nevojshme për tu kualifikuar për aderim në këto institucione. Duhet ende kohë. Nuk është e përsosur. Vendet e Bashkimit Europian duhet të punojnë bashkë gjithë kohën. Duhet të përqendrohen tek kompromisi, dhe kjo është një fjalë që duhet të mësohet në këtë rajon. Për një kohë tepër të gjatë në Ballkan ideja ka qenë se ka vetëm kapitullim. Nuk është ky çelësi i suksesit në shekullin e 21të. Kompromisi mund të nënkuptojë pluse për të dy vendet, për të gjithë popujt e rajonit. Mendoj se kemi parë shumë shembuj të kësaj. Shohim bashkëpunim të madh, punën e përbashkët nëpërmjet NATO-s dhe Partneritetit për Paqe, nëpërmjet strukturave si Adriatik 5, ku vendet e rajonit po punojnë sëbashku për çështje të sigurisë, çështje të stabilitetit, me anë të menaxhimit të integruar të kufijve, midis dhe ndërmjet vendeve në rajon. Mund të shohësh përparim të madh nga pikëpamja e ligjzbatimit, nga pikëpamja e zbulimit të trafikimit të narkoti