Ju skeni kërkuar futbollistë, por para zoti Duka!
Nga Artan Muhaxhiri, gazetar i sportit në RTK
I nderuari z. Duka!
Në kohen kur këta djem shfaqen dëshirën e tyre për tiu bashkuar Shqipërisë, çfarë u ofroi Shqipëria atyre? (Përveç kërkesave për të paguar shuma të majme që të zënë një vend në kombëtare).
Duka dhe kompania e tij zgjodhën formën e kërkesave të majme për lekë, e tashme ky është një “sekret publik”, që opinioni e di.
Të paktën në familjen Xhaka, kam patur rast të jem mysafir, dhe madje edhe opinioni në Kosovë e ka parë, që në dhomën e Granitit dhe Taulantit, gjendet slogani i madh “O sa mire me qenë shqiptar”….
Nëse jeni i interesuar, në Radio Televizionin e Kosovës mund t`ua shfaqim edhe njëherë kroniken e përgatitur në familjen Xhaka dhe të shihni shpirtin e vërtetë të shqiptarit.
E tash, ju i nderuari z. Duka, qe sytë u janë turbulluar nga “leku” dhe bizneset tuaja, gjeni fjalë ta shfrytëzoni “kombëtarizimin” tuaj për t`iu kundërvënë këtyre djemve.
Nëse dikujt duhet t`i vijë turp, atëherë jeni ju, madje edhe për keqardhje, sepse jeni i painformuar dhe i zhgënjyer që keni humbur diçka që e keni patur në dorë.
Për informatën tuaj, lidhjen e vëllezërve Xhaka me Kosovën dhe shqiptarinë, ata e kanë dëshmuar duke e vizituar, duke sjelle donacione (për KF Prishtina, KF Trepca dhe KF Kosova Vushtrri).
A nuk janë këto fakte kundërthënëse me mendimet tuaja?
Edhe sikur të mos ishte kështu, ata janë profesionistë dhe nuk do të prisja as nga kryetari i Federatës se Turqisë, qe ta shante dhe ofendonte Mesut Ozil, pse luan me kombëtaren gjermane….
Deklarata të tilla, qesharake, injorante, të pamatura, vetëm sa e thellojnë mungesen e intëlektit tuaj, per të cilën gjë s`kam dyshuar as në të kaluarën, por ja qe e vuloset kësaj radhe!
T`i thuash vetës president i FSHF-së dhe të merresh me këso gjerash banale, vërtetë nuk do koment….Vallë a kaq pak punë të tjera ju kanë mbetur sa të merreni me këto “imtësira”?
Me respekt.