E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memaliaj mungon ambulanca


Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë.

Ndërkaq pacientët që telefonojnë urgjencën trasportohen për atje me mjetet personale të stafit mjekësor apo me taksi. Situata sipas mjekeve është shumë shqetësuese sidomos për rastet që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente apo për trajtim më të specializuar në spitalet e Tepelenës apo Gjirokastrës.

Në këto raste ose pritet mbërritja e një ambulance nga spitalet fqinje ose trasporti kryhet serish me mjete private.

Ndërkaq kjo qendër shëndetsore sipas mjekes Maltona Bërxhi kryen rreth 30-40 vizita në ditë ku shumica e tyre janë të sëmurë kronikë. Në rastet emergjente që kërkojnë trasport të shpejtë sipas saj situata bëhet kritike. Mjekja thotë se megjithëse mungon mjeku i urgjencës për këtë njësi 7 mjekë të tjerë familjeje janë në gjendje të japin ndihmën e parë për rastet kur ka medikamente. Por ne te shumtën e rasteve pacientët duhet t’i drejtohen farmacive.

Aktualisht në këtë qendër shëndetesore janë të punësuar 28 punonjës, prej të cilëve 7 mjekë dhe pjesa tjetër staf infermieror, i cili i shërben një komuniteti prej gati 10 mijë banorësh përfshi këtu qytetin dhe rrethinat.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Inspektoriati Ndërtimor Urbabistik Kombëtar ka nisur të mërkurën aksionin për ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenet ujore. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha. Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar
Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë. Mediu: Kufizim prerjes së pyjeve
Prerja e pyjeve në forme ilegale, por edhe legale ka rritur ndjeshëm jo vetëm erozionin në shkallë vendi, por ka favorizuar edhe përmbytjet.


Lajmet kryesore

INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›