E Enjte, 5 Nëntor 2026

IPARD II ofron 4.1 milion euro programe

Me një fond prej 4.1 milion euro programi IPARD II ofron grante për të gjithë ata që duan të investojnë në fushat e ndryshme të bujqësisë. 

Këto fonde janë 75 % janë financime nga Bashkimi Europian dhe 25 % nga qeveria shqiptare.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të Agjensisë së zhvillimit rural dhe bujqësor, Eranda Selmanaj afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 25 shkurt. Sipas saj kërkesa për të aplikuar për këto fonde ka qënë e lartë ndërkohë që fusha e agroturizmit mbetet më e kërkuara.

Sipas drejtoreshës së AZHBR-së Eranda Selmanaj avantazh në këto grante kanë të rinjtë që kanë si projekt zhvillimin e zonave të thella malore.

Risi këtë vit i financimeve të Ipard II janë edhe sektori i artizanatit, i zejtarisë dhe start up-et.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›