E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nafta dhe çmimi, krahasimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

A është e shtrenjtë nafta në Shqipëri? Debati i ditëve të fundit, që ka përfshirë edhe politikën, kërkon të shihet me detaje si formohet ky çmim dhe sidomos detyrimet fiskale që ndikojnë në shtrenjtësinë e karburanteve.

Gazetari Bardhi Sejdarasi bën një analizë krahasuese të çmimit në vite, të dy tregjeve të afërt, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

 Të krahasojmë strukturën e çmimit të naftës në SHQIPËRI dhe MAQEDONI:

Si formohet ky çmim:

  • Çmimi i blerjes në port llogaritet i ngjashëm për të dy vendet,
  • Çmimi i shitjes me pakicë në Shqipëri 193 lekë për litër
  • Në Maqedoni, çmimi përfshin edhe koston e transportit, ai është aktualisht

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 65,50 (denarë/litër) =1,05 euro=129.04 lekë për litër (Vendosur nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE)

  • Një ton naftë 25 janar 2022 blihet në bursë me rreth 760 dollarë

Në MAQEDONI, taksat direkte mbi naftën janë

  • Akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër)
  • TVSH, në rreth 20 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 32% më të ulët se në Shqipëri).
  • Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por e merr direkt tek automjetet.

Në SHQIPËRI nafta taksohet si vijon:

  • Akciza, 37 lekë për litër;
  • Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër;
  • Taksa karbonit, 3 lekë për liter
  • Tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila.
  • TVSH totale arrin në 28 lekë për litër.
  • Tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, prej 3-5 lekë për liter
  • Tarifa e indeksimit të akcisës nga Inflacioni (Nuk është llogaritur ende)

Kosto të tjera në SHQIPËRI

  • Tarifat për Inspektoratin Qendror Teknik,
  • Taksë tabele,
  • Taksë reklame, Amortizim etj.
  • Tarifa e pastrimit
  • Tarifa e gjelbërimit
  • Tarifa e qëndrimit “non stop” të Pikave të Shitjes me Pakicë

Përllogaritja e efekteve

Grupi i taksave të ambientit përfshin:

  • taksën e karbonit (ka hyrë në fuqi përpara 2005);
  • taksën vjetore të mjeteve të përdorura (ka hyrë në fuqi në 2005, me emërtim të ndryshuar)
  • taksën e qarkullimit të automjeteve (filluar për herë të parë në 2011);
  1. Kompanitë paguajnë Inspektoratin Qendror Teknik për analizën e cilësisë së produkteve.
  2. Kompanitë paguajnë edhe tarifë për markimin e karburanteve. Kompania që kryen këtë shërbim, merr 614 lekë/1000 litra karburant + TVSH -kjo do të thotë 6,5 Euro/Ton karburant!
  3. Kompanitë shqiptare duhet të paguajnë nga 1 janar 2015 edhe 27 lekë/litër + TVSH taksën e qarkullimit, që do të thotë 32,4 lekë/litër karburant të shitur. 

TAKSA E KARBONIT MBI BENZINEN DHE NAFTËN

Vitet                2005    2006    2007    2008    2009    2010    2011    2012    2013    2014

Për benzinën    0,5       0,5       0,5       0,5       1,5       1,5       1,5       1,5       1,5       1,5

Për naftën         1         1          1          1          3          3          3          3          3         3

Burimi: www.qbz.gov.al

Taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, shikohet se ka qenë:

TAKSA E QARKULLIMIT MBI BENZINËN DHE GAZOILIN

Vitet                2011    2012    2013    2014

Për benzinën    5          7          7          17

Për naftën        5          7          7          17

Burimi: www.qbz.gov.al

 TAKSA E KARBONIT DHE TAKSA E QARKULLIMIT MBI BENZINEN DHE NAFTEN

Vitet                2009/2008       2011/2010       2012/2011       2014/2013       2012/2005

Për benzinën    200%               333%               31%                 118%               1600%

Për naftën        200%               167%               25%                 100%               900%

Inflacioni         2.3%                3.5%                2%                   < 2%

Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërisë

Si formohet çmimi i karburanteve? 

Çmimi referent është çmimi i bursës. Mbi këtë çmim rafineritë shtojnë fitimet e tyre, që në gjuhen teknike quhen ”prime” mbi çmimin PLATZ, që varion sipas momentit, ngjarjeve, por edhe rafinerive të ndryshme dhe kontratave të lidhura.

Më pas merret në përllogaritje transporti detar, nga pikat e prodhimit deri tek portet shqiptare (Petrolifera apo Porto Romano). Në këtë rast rafineria llogarit një shtesë të dytë, që lidhet me densitetin e naftës së importuar. Kjo shtesë llogaritet: densiteti i supozuar) x PLATZ + skaletion, shtuar edhe çmimin e siguracionit. Ky është çmimi i parë i rafinerisë deri në portin bazë. 

Në llogaritjen e mëtejshme të kostos merren parasysh edhe a) shpenzimet portuale; b) shpenzimet e përpunimit, c) ruajtjes në depozitë dhe d)tarifat e tjera si ajo e mjedisit, e zjarrfikses, e peshëmatjes etj, etj. Pra ky është çmimi me të cilin nafta hyn në depo. 

 Sa janë detyrimet e tjera fiskale? 

Detyrimet doganore llogariten me çmimin e PLATZ (CIF), pra duke përfshirë edhe transportin. Këtij çmimi duhet t’i shtojmë – taksa e akcizës, – taksën e karbonit, taksën e qarkullimit, atë të rregjistrimit të mjeteve, së bashku me vlerën e detyrimeve doganore. Në përfundim, duke llogaritur të gjitha vlerat e mësipërme, del çmimi i një litër naftë që del nga depozitat. 

Kjo është vlera të cilës kompani të ndryshme i shtojnë:  i. Amortizimin e depozitave dhe instalimeve; ii.interesat bankare për kreditë dhe overdraftet; iii. TVSH në fazën e dytë të shitjes; iv. Transportin nga depozitat deri tek pikat e shpërndarjes; v. Shpenzime amortizimi në stacionet e shpërndarjes (shpk); vi. Shpenzimet administrative (pagat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, taksat dhe tarifat lokale, taksën e kasave, etj, etj). 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›