IQ: PDK-së në Malishevë po i vjen fundi

Iniciativa Qytetare për Malishevën ka reaguar ndaj deklaratës së grupit qeverises në Malishevë lidhur me gjendjen në Komunë dhe për aktivitetet e Iniciatives Qytetare Për Malishevën.
“Grupi qeverisës në ikje dhe disa struktura jo formale të cilët kanë uzurpuar degën e PDK-së në Malishevë, tani po shifet qartë se janë në krizë dhe plotësisht pa përkrahjen e qytetarëve e sidomos të elektoratit të PDK-së, me të cilët nuk i lidhë as gjë dhe as një parim , me përjashtim të grabitjes së votes nga ta”, thuhet në komunikatën e degës të nënshkruar nga Artan Hoti.
Ata kanë thënë se pjesa e mbetur e PDK-së në Malishevë janë kapur të befasuar nga situata e krijuar në Malishevë
“Andaj të goditur nga situate e krijuar ata po kerkojnë që me deklarata, kercnime e shantazhe të pengojnë vullnetin qytetarë, por është e dukshme dhe e prekshme se po i vjen fundi autoritarizmit dhe grupeve jo formale në Malishevë”, thuhet më tej në komunikatë.
Dega e PDK-së me në krye Isni Kilajn kishte pohuar se nuk është e vërtetë se PDK po ndahet në Malishevë ndërkohë që deri tash janë ndarë 11 nëndegë të kësaj partie./Indeksonline/