E Diel, 1 Nëntor 2026

Afro 11 mijë maturantë sprovuan veten për së dyti në testin e maturës

Rreth 11 mijë maturantë që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë të mbajtur në qershor kanë sprovuar vetën në pjesën e dyte të këtij testi. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë gjithçka ka shkuar sipas planit. Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetërorë të Maturës, Nehat Mustafa, bashkë me drejtorin e DKA-së në Ferizaj Agim Berisha, vizituan gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në këtë qytet ku është mbajtura Testi i Maturës.

“Sipas informatave që kemi nga terreni, çdo gjë ka shkuar në rregull dhe se çdo kund testi ka filluar me kohë, nuk kemi vonesa kurse publikimi i rezultateve do të bëhet më 16 shtator. Ndërkaq më 20 shtator do të bëjmë publikimin e ankesave dhe rezultatet e ankesave të cilat do ti shqyrtojë komisioni përkatës, çka do të thotë se do të jetë koha e mjaftueshme për ata maturantë që kalojnë që ti nënshtrohen konkurseve për universitet publike”, ka thënë Mustafa, transmeton KTV. Ndërkaq në afatin e parë të testit të maturës kalueshmëria ka qenë 70 për qind, kurse në këtë afat testit po i nënshtrohen 1/3 e maturantëve.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›