E Diel, 1 Nëntor 2026

PF: Shteti i rëndësishëm, por pushteti më shumë

Paralajmërimi i Partisë së Fortë për tërheqjen e tyre nga gara elektorale nëse nuk do të kthehen simbolet shtetërore ka dalë të jetë vetëm një prej deklaratave ironike të kësaj subjekti. 
Ata përmes një deklarate të dytë lidhur me këtë çështje, duke mos u tërhequr siç kishin paralajmëruar kanë ironizuar premtimet e pambajtuara të pushtetarëve.

Në vijim deklarata e plotë e PF-së:

Sot, në orën 16:59, një minutë para skadimit të ultimatumit Partia e Fortë ka marrë vendim për heqjen e ultimatumit të vendosur ndaj KQZ-së ditë më parë. PF kishte kërkuar nga KQZ tërheqjen e vendimit për dizajnin e fletëvotimeve dhe të i rikthejë në to simbolet shtetërore, në të kundertën kjo parti politike do të tërhiqej nga zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

“Çështja e simboleve shtetërore është shumë delikate dhe duhet të mirret shumë seriozisht nga çdo organizatë politike. Simbolet janë jetike për një shtet i cili ende lufton për njohje ndërkombëtare andaj edhe ne, si parti e parimeve, e kishim detyrim moral të kërcënojmë me tërheqje nga zgjedhjet. Mirëpo, pas shumë konsultave, vlerësuam që edhe pse formimi i një shteti funksional është tejet i rëndësishëm, për ne si parti politike më me prioritet është pushteti se sa shteti, kështu që ne do të vazhdojmë me garën zgjedhore”, thekson kryetari i kësaj partie Visar Arifaj.
Partia e Fortë vendimin për vazhdim të zgjedhjeve e vlerëson si falje ndaj KQZ-së duke treguar kështu mirëkuptim dhe qasje konstruktive në ndërtimin e një shteti demokratik me vlera euro-atlantike.
“Tërheqja nga zgjedhjet e një partie kaq të madhe si Partia e Fortë, me një elektorat shumicë, automatikisht do të shkaktonte dështimin e tërë procesit zgjedhor. Kjo situatë rrjedhimisht do ta sjellte Kosovën në një kolaps politik, duke vënë potencialisht në rrezik edhe stabilitetin rajonal, gjë që të gjithë mundohemi ta shmagim. Jemi të sigurte se ky akt i shkeljes së ultimatumit dhe parimeve tona ne emer të stabilitetit rajonal përveç se tregon unitet me subjektet tjera politike, do të mirepritet dhe vleresohet lartë edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar. Nga ata presim qe ta shpreblejne Partine e Forte me pushtet.”
Partia e Fortë do të vazhdojë takimet me qytetarët gjatë javëve në vijim ashtu që të krijojë përshtypje se është shumë e afërt me popullin dhe të hartojë premtime sa më të afërta me dëshirat e tyre në shkëmbim të votës./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›