IRAN – Araghchi: Asnjë akses në objektet e bombarduara bërthamore pa marrëveshje me IAEA-në

TEHERAN, 20 nëntor/ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi deklaroi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk do të ketë qasje në objektet bërthamore iraniane të bombarduara gjatë luftës me Izraelin derisa të arrihet një marrëveshje me organizatën.
“Objektet që u sulmuan kanë historinë e tyre dhe derisa të merret një vendim dhe të arrihet një përfundim midis nesh, IAEA-s dhe palëve të tjera, bashkëpunimi nuk është i mundur”, tha ai në një intervistë të transmetuar sot në Telegram.
Në intervistë ministri Araghchi nuk specifikoi se çfarë do të përfshinte marrëveshja./ /Ad.Ab./