IRAN – Araghchi: Rusia mund të blejë uraniumin tonë

TEHERAN, 15 amj /ATSH/ – Irani është i interesuar të diskutojë propozimin e Rusisë për të blerë uraniumin e pasuruar shumë që aktualisht zotëron Teherani për të zgjidhur ngërçin bërthamor, por “jo tani”, tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në një konferencë për shtyp në New Delhi pas një takimi të BRICS,shkruan tgcom24.it.
“U takova me presidentin Vladimir Putin dhe, ndër të tjera, diskutuam këtë çështje”, tha Araghchi në përgjigje të një pyetjeje nga një gazetar i agjencisë ruse të lajmeve Tass.
“Kjo çështje do të diskutohet me palën ruse, por më vonë, jo tani”, shtoi diplomati iranian, i cili u takua me Putinin në Shën Petersburg më 27 prill.
Araghchi, tha se Teherani do të mirëpriste çdo përpjekje kineze për të qetësuar situatën.
“Çdo gjë që Kina bën për të përmirësuar situatën do të mirëpritet nga Irani”, tha Araghchi.
Araghchi shtoi se procesi i ndërmjetësimit i iniciuar nga Pakistani nuk ka dështuar, por po përballet me vështirësi. /os/