E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Ushtrisë i kërkohet autoritet i plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

TEHERAN, 27 prill /ATSH-AFP/ – Irani vlerëson se ushtria e tij duhet të ketë autoritet të plotë mbi Ngushticën  e Hormuzit, sipas një propozimi të ri ligjor, deklaroi sot një zyrtar i lartë.

Ebrahim Azizi, kryetar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare që po shqyrton projektligjin, tha për televizionin shtetëror se forcat e armatosura do të merrnin kontrollin e ngushticës, ndër të tjera për të ndaluar kalimin e “anijeve armiqësore”.

Propozimi parashikon gjithashtu që tarifat e kalimit të paguhen në monedhën vendase, riali iranian.

Irani ka ofruar të ndalë kontrollin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane ndaj vendit dhe përfundimit të luftës, ndërsa ka propozuar që diskutimet për çështjen më të gjerë të programit të tij bërthamor të zhvillohen në një fazë të mëvonshme, thanë sot  dy zyrtarë rajonal, sipas AP.

Presidenti amerikan Donald Trump duket pak i prirur ta pranojë ofertën, e cila iu përcoll amerikanëve përmes Pakistanit dhe që do të linte të pazgjidhura mosmarrëveshjet që çuan SHBA-në dhe Izraelin në luftë më 28 shkurt.

Me një armëpushim të brishtë në fuqi, SHBA-ja  dhe Irani janë përfshirë në një përplasje për ngushticën, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit të tregtuar në botë në kohë paqeje./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›