IRLANDË – Micheal Martin shpallet zyrtarisht kryeministër

LONDËR, 23 janar /ATSH-DPA/- Micheal Martin është shpallur zyrtarisht kryeministër i Irlandës – gjatë një ceremonie me presidentin Michael D Higgins, në Dublin.
Më herët, Martin tha se ishte mirënjohës ndaj mbështetësve të tij – pasi mori mbështetjen e parlamentit irlandez për t’u emëruar si kryeministër i ardhshëm i vendit.
Parlamentarët votuan me 95 vota kundër 76 pro në mbështetje të emërimit të kreut të Fianna Fail – Partia Republikane, e qendrës së djathtë në Irlandë.
“Është një nder i madh të emërohem për të shërbyer si kreu i qeverisë në një republikë të lirë, demokratike dhe të larmishme”, tha Martin.
“Sot jam thellësisht i ndërgjegjshëm për traditën demokratike që vendi ynë ka zhvilluar gjatë më shumë se një shekulli.
“Ne nuk duhet të marrim kurrë si të mirëqena liritë dhe mundësitë e siguruara nga brezat që u ulën këtu para nesh, dhe nga burrat dhe gratë që luftuan dhe bënë fushatë për themelimin e Dail Eireann – Dhomës së Ulët irlandeze.
“Demokracia jonë ka mbetur e fortë përmes disa prej sfidave më të rënda të një shekulli të trazuar”, shtoi ai.
“Ne kemi vazhduar të kemi debat të lirë dhe zgjedhje të lira. Ne kurrë nuk jemi lëkundur në angazhimin tonë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha Martin. //a.i/