Protestat vendimi me 12 nentor
Gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare pritet te kete dhe disa vendime organizative pas nje analize qe do ti behet procesit te zgjedhjeve te kryetareve te PS ne rrethe e cila nuk ka kaluar pa probleme. Kryetari i PS se rrethit ne Gjirokaster mbetet ende per tu zgjedhur ndersa jane per tu zgjedhur ende kreu i PS se Bashkise Shkoder Berat apo dhe ne disa komuna si Kashar Vithkuq etj. Shkodra nuk ka perfunduar me zgjedhjen e krereve te rretheve.
Anetari i kryesise socialiste deputeti i qarkut te Beratit Erion Barce ka ngritur disa probleme lidhur me zgjedhjen e kryetarit te deges se PS ne Bashkine e Beratit. Sipas tij procesi ka degjeneruar pasi njeri nga kandidatet ne fund te procesit Arben Baxhijaka ka marre fletet e votimit 40 qe kishte fituar dhe ishte larguar nga procesi. Brace ka folur per nje degjenerim te procesit qe kerkon nderhyrje dhe zgjidhje para zgjedhjeve per pushtetin vendor. Namik Dokle dhe Ben Blushi i kane kerkuar kolegut te tyre sesi kryesia mund te ndihmoje ne tejkalimin e kesaj problematike. Brace ka sqaruar se ne votim kane marre pjese 84
persona anetare te asamblese socialiste ndersa ne fund te votimit mungonte nje flete votimi. Rezultati ka qene 41 vota per lirim Briskun 40 vota per Arben Baxhine dhe 2 vota te pavlefshme. Ne kete situate kryesia ka vendosur qe rezultati i zgjedhjes ti kaloje Komisionit te Garancive Statutore qe te shprehet per shumicen e ketij votimi. Gjithashtu kryesia vendosi qe ne Berat te shkoje nje grup pune i kryesuar nga kreu i asamblese Gramoz Ruci dhe deputetet e qarkut te Beratit per te kontaktuar palet ne gare dhe strukturat socialiste per te shmangur cdo qejfmbetje. Problematika e ngritur nga deputeti Brace u be e njohur dhe nga deputetja Kodheli gjate nje komunikimi me mediat ne perfundim te mbledhjes se kryesise.
Sipas Kodhelit nje pike ku u ndal diskutimi i kryesise ishte situata politike ne vend dhe problemet me strukturat e PS ne qytetin e Beratit te percjella nga Erjon Bracce sipas saj. Midis ceshtjeve qe u diskutuan u prek edhe ai i disa shqetesimeve qe solli i deleguari i kryesise se PS deputeti Erjon Brace lidhur me probleme organizative dhe statusore te qarkut te Beratit. Mendoj qe me mbledhjen e Asamblese Kombetare do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodh sot ne Shqiperi gjithe problematiken qe vendi ka gjithe problematiken qe politika e mazhorances ka sjelle per vendin dhe padyshim me shpresen qe e ardhmja rezervon zhvillime te reja pozitive qe lidhen me mbarevajtjen e jetes ne vend u shpreh ajo.
Sekretari per programin Andis Harasani ka kerkuar nisur dhe nga problematika ne Berat por dhe ne Gjirokaster qe te shihet me mire funksionimi i partise ne struktura duke pasur kujdes te mos krijohen shume struktura te cilat sipas tij shume here paralele sepse ne kete menyre krijojme vetem te pakenaqur brenda strukturave tona. Mbledhja e djeshme ishte e para qe u organizua ne formen e saj te plote qe prej rizgjedhjes se Rames ne krye te PS-se. Kishte kohe qe kryesia nuk mblidhej bashke me sekretaret por vendimmarrja ishte mjaftuar ne takimet me disa anetare te kryesise dhe kryesisht ne mbledhjet e grupit parlamentar.
Mimi Kodheli
Menjehere pas mbledhjes se kryesise deputetja Mimi Kodheli beri te ditur per mediat se gjate mbledhjes u vendos thirrja e Asamblese se Pergjithshme te Partise Socialiste. Kryesia mori vendim qe ne date 12 nentor diten e premte ne oren 1100 te therrase Asamblene Kombetare te Partise Socialiste - u shpreh Kodheli ndersa shtoi qe aty pritet te diskutohen dy ngjarje te rendesishme sic jane ato te cilat priten ne daten 8-9 nentor dhe padyshim lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe si dhe strategjine qe PS do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim.
ARISTIR LUMEZI