PE Kriza ndikon per statusin kandidat
Kete e beri te ditur dje ne Tirane kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan. Ne takimin e dyte te Komitetit Parlamentar te Stabilizimit dhe Asocimit BE-Shqiperi eurodeputeti i djathte i beri thirrje klases politike te gjejne sa me shpejt konsensusin per daljen nga kjo situate. Ngerci politik eshte nje prej problemeve te rendesishme qe ka vendi juaj dhe qe do te ndikoje ne opinionin e KE-se. Forcat politike ne Shqiperi duhet qe te arrijne nje marreveshje per daljen nga kjo situate dhe per kete do te keni edhe ndihmen e Europes. Ende nuk e kemi pare raportin perfundimtar por ju duhet qe te zgjidhni problemet tuaja sa me pare tha Kukan. Lidhur me statusin ai tha se cilatdo qofshin konkluzionet e raportit te Komisionit Europian keshilla ime per ju eshte se ju duhet ta konsideroni ate si nje sfide si nje apel per vendin per te vazhduar dialogun qe do te zgjidhte kete situate dhe ne menyre qe kjo te mos perseritet edhe ne raportin e vitit te ardhshem. Sepse koha po punon kunder Shqiperise. Koha po punon kunder jush. Ndersa perfaqesuesi i Komisionit Europian Luigi Brusa tha se Parlamenti nuk funksionon ne menyren e duhur dhe ka disa ligje qe po rrine te varura per shkak te shumices se cilesuar qe duhet per miratimin e tyre. Persa i perket opinionit te Komisionit ai do te reflektoje situaten aktuale dhe pasojat e saj ne funksionimin e institucioneve ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat i cili do te publikohet me 9 nentor. E pranishme ne kete tryeze kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tha se maxhoranca i ka ofruar opozites te propozoje emrin e Avokatit te Popullit ndersa perfaqesuesja e PS-se Valentina Leskaj e vuri theksin te rendesia e berjes se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Me heret ne mesdite grupi i eurodeputeteve u takua edhe me kryeministrin Berisha. Sipas njoftimit per shtyp te Keshillit te Ministrave ne kete takim u diskutua edhe per situaten e fundit politike. U vleresua oferta e mazhorances per hetimin e te gjitha ceshtjeve nga komisioni parlamentar per-vecse atyre per te cilat ka vendim te gjykatave si dhe gatishmerine e mazhorances per te votuar amendamentet qe opozita do te sugjeroje per kuadrin ligjor per zgjedhjet e ardhshme me kushtin qe ato te jene konsultuar paraprakisht me institucionet e OSBE/ODIHIR-it thuhet ne njoftimin e qeverise. Parlamentaret europiane e cilesuan si shume te madhe punen e bere per hartimin perpilimin dhe prezantimin para Komisionit Europian te pergjigjeve te pyetesorit dhe theksuan se cilido qofte opinioni i Komisionit ne kete pike ai duhet pare si nje inkurajim per arritjet e Shqiperise gjate kesaj periudhe por edhe per reformat e ardhshme integruese. Bregu Konsensus brenda Kushtetutes
E pranishme ne tryezen mes BE-se dhe Shqiperise ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se maxhoranca pranon cdo konsensus qe nuk prek Kushtetuten. Ju siguroj dhe ju shpreh gatishmerine e kesaj qeverie per te arritur cdo konsensus politik i cili nuk prek dhe nuk cenon ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Por vetem duke respektuar ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi
i jep mundesi klases politike te behet me e
pergjegjshme dhe per te shmangur debate te
cilat shpeshhere mbeten vetem nje rutine
mediatike tha Bregu.
Debat ne Kuvend per lojerat e fatit shtyhet projektligji
Kuvendi shtyu dje projektligjin per disa ndryshime ne lojerat e fatit duke vendosur rregulla te reja tatimi per lojerat sportive dhe procedura te ndryshme per llogarite kombetare e lojerat elektronike. Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se projektligjit do ti shtohen disa mendime te tjera. Me heret deputetet e opozites dhe ministri debatuan ne lidhje me kete nisem ligjore. Deputeti i PS-se Erjon Brace deklaroi se keto ndryshime ligjore mund te favorizojne pastrimin e parave shtimin e kazinove si dhe masivizimin e lojerave te fatit per shkak se softet e tyre do te kthehen ne gjuhen shqipe. Por ministri Bode tha se ndryshime ne ligj jane bere sipas praktikes se vendeve te BE-se. Bode vijoi se Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave ka gjobitur disa subjekte te dyshuara per pastrim parash. Ai tha se licencat kombetare te lotarive kombetare do ti jape vetem Kuvendi. PS shpjegime per paktin me Serbine
Kuvendi miratoi dje me 73 vota pro pa pranine e opozites marreveshjen e bashkepunimit ne fushen e parandalimit te krimit te organizuar me Serbine. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise deputeti i PS-se Ilir Gjoni deklaroi se PS nuk eshte kunder kesaj marreveshje por ai kerkoi disa sqarime shtese. Gjoni u shpreh se perfaqesuesit e Ministrise se Brendshme kane thene se Serbia ka kerkuar disa pika shtese ne marreveshje qe sipas tij nuk jane bere publike. I kemi kerkuar Ministrise se Brendshme te beje publike kerkesa shtese se Serbise ne kete marreveshje tha Gjoni. Rama me Kukan Propozuam zgjidhjen sipas rezolutes se PE
Delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan u takua dje edhe me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Sipas nje njoftimi per shtyp te zyres se selise roze delegacioni i PE-se u interesua mbi qendrimin e PS-se per mundesite e zgjidhjes se krizes politike. Ne pergjigje te interesit te zotit Kukan Edi Rama ritheksoi se qendrimi i PS-se per zgjidhjen e krizes eshte nje qendrim proaktiv qe buron nga rezoluta e Parlamentit Europian. Partia Socialiste- u shpreh zoti Rama- ka prezantuar nje oferte te re politike e cila mund ti jape nje zgjidhje te shpejte krizes politike dhe qe bazohet teresisht tek rekomandimet e rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut 2010 e cila thote ...marreveshja baze per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per te hetuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009-s - ku kryetari dhe shumica e pjesetareve zgjidhen nga opozita dhe i cili ka mandatin per te hetuar materialet zgjedhore - duhet implementuar sa me shpejt te jete e mundur thuhet ne njoftimin per shtyp te PS-se. Sipas Rames ne perputhje me kete rezolute 35 deputete te opozites kane firmosur nje kerkese per ngritjen e nje komisioni hetimor dhe vetem pasi ai te kete nisur punen PS-ja eshte e gatshme te bashkepunoje per reformen zgjedhore. Hetimi i zgjedhjeve do te lejonte jo vetem identifikimin e problemeve qe u vune re ne zgjedhjet e 2009-s dhe nxjerrjen perpara ligjit te individeve pergjegjes per parregullsite e verejtura por do te siguronte edhe mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme dhe mosperseritjen e te njejtave probleme dhe parregullsive te vena re ne zgjedhjet e shkuara tha Rama ne kete takim.
Aristir Lumezi