E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: E nevojshme vaksina kundër virusit të qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet më të shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshës 40 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas atij të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve,
kanceri i qafës së mitrës kapet në faza shumë të avancuara. Për këtë arsye Insituti i Shëndetit Publik në një aktivitet të zhvilluar me përfaqësues së ministrisë së shëndetësisë dhe specialistë të fushës kanë diskutuar mundësine e futjes në vendin tonë ashtu si në shtetet e bashkuara dhe disa vende të Europës vaksinën kundër virusit të qafës së mitrës. Alban Ylli, drejtori i insitutit të shëndetit publik shprehet se tumori i qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet kontrolleve si Pap-Testi dhe vaksinës kundër kësaj sëmundje që ka shumë mundësi të futet dhe në programin e shëndetësisë shqiptare.
Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është virusi i papilomës njerëzore ose HPV. Ka më shumë se 100 tipe virusesh të HPV, por një pjesë prej tyre janë viruse me rrezikshmëri të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus që mbetet i fshehur në organizëm pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›