E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: Femrat shqiptare nuk kanë informacion për planifikimin familjar

Femrat shqiptarë nuk dinë të parandalojnë një shtatëzani të padëshiruar, ose të paktën nuk njohin metodat moderne të kontraceptivëve, përvec mënyrës tradicionele. Një sonazh i kryer së fundmi tregon se 96% e femrave të dala nga materniteti, kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lloj informacioni mbi planifikimin familjar, dhe në këto kushte nuk janë në gjendje të gëzojnë jetë të shëndetshme seksuale,apo qoftë edhe të paraprijnë një shtatëzani të padëshiruar. Ky fakt reflektohet edhe në studimin e ISHP, I cili evidenton se kontraceptivët përdoren vetëm nga 8% e popullatës shqiptare. Për herë të parë ne vend po trajnohen të gjithë mjekët pediatër në vend në lidhje me shpërndarjen e njohurive mbi planifikimin familjar. Kjo për një arsye të vetme. Gratë shqiptare shkojnë shumë rralë tek gjinekologu, e në konsultoret e tyre për të marrë informacionin mbi planifikimin, në këto kushte është parë e udhës që ky informacion t'u shërbehet atyre në konsultoret e fëmijëve, nga mjekët pediatër.Sipas mjekëve arsyeja për të parandaluar një shtatëzani të njëpasnjëshme ka të bëjë me crregullimin sistemit hormonal e biologjik në trupin e gruas. Për këtë fakt rekomandohet që një shtatëzani, nuk duhet të ndodhë minimalisht 6 muaj para lindjes së parë. Specialistët deklarojnë se ushqyerja vetëm me gji e fëmijës përgjatë 6 muajve të parë të jetës, mbron nga shtëzania e padëshiruar nënën në 98% të rasteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›