Van Persie dhe Arsenali arrijnë pajtim për marrëveshje të re
Mediat angleze përcjellin lajmin e sulmuesi holandez Robin van Persie është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje të re, sipas së cilës do të fitojë dyfish më shumë të ardhura sezonale. Sipas Daily Mail, 25 vjeçari, është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje të re me Arsenalin, e cila do të zgjatë deri në vitin 2012, deh sipas së cilës ai do të fitojë një ngritje të theksuar të pagës. Paga e Van Persiet do të rritet pothuajse dyfish dhe ai tash do të fitojë rreth 70 mijë funte në javë, që është dëshmi se Wenger dëshiron ta mbajë atë në ekip. Lojtari pritet të nënshkruajë marrëveshjen gjatë javës së ardhme, ndërsa Wenger pas kësaj do të mundohet të nënshkruajë marrëveshje afatgjatë edhe me Theo Walcott.