ISHP: Në 8 muaj, 50 të diagnostikuar me Sida në Shqipëri
TIRANE- Për 8 muajt e parë të vitit 2012 janë diagnostikuar 50 raste të reja me HIV/AIDS. Të dhënat bëhen publike nga mjeku i departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Shpëtim Qyra. Sipas mjekut, ajo që vihet re është fakti se të diagnostikuarit e rinj nuk janë pjesë e grupeve të rrezikuara siç janë të droguarit apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie me meshkuj, por janë raste që i përkasin popullatës së përgjegjshme. Gjithashtu, mjeku bën me dije se në total rastet e personave të prekur nga kjo sëmundjeve, që prej vitit 1993 kanë shkuar në 530.
Doktor, si e shihni tendencën në lidhje me interesin që shfaqin qytetarë të ndryshëm për të kryer analizën për diagnostikimin e HIV/AIDS? A ka rritje të interesit?
Përgjithësisht jo. Kjo nuk është absolute, por duke krahasuar rastet që ne kemi në total, por edhe të vitit 2012 përgjithësisht sasia apo numri më i madh i rasteve vjen nga klinikat e QSUT-së. Domethënë janë individë që e kanë marrë këtë infeksion vite më parë, nuk e kanë vlerësuar si risk dhe kanë filluar shenjat klinike. Nga shenjat mjekët fillojnë të dyshojnë se janë shenjat e HIV/AIDS. Pra ky është numri më i madh i rasteve krahasuar me dhurimin vullnetar. Rastet janë të testuara nga Instituti i Shëndetit Publik, nga klinikat e QSUT-së, vullnetarët e diagnostikuar dhe më pas vjen nga dhuruesit e gjakut.
Çfarë shifrash kemi në vendin tonë për të prekurit nga HIV/AIDS?
Rastet në total kanë shkuar në 530 raste, që nga viti 1993 e në vazhdim. Rastet natyrisht janë në shtim dhe janë të pritshme në shtim. Është një sëmundje që pritet të ketë rritje, por jo ndonjë rritje galopante. Ne herë pas here kontrollojmë përdoruesit e drogës apo meshkujt që shkojnë me meshkujt, të cilët janë edhe grupet më me risk për t'u prekur nga kjo sëmundje dhe për këto kategori nuk ka rritje në raste. Përgjithësisht janë raste të pakta dhe nuk ka shtim të tyre. Natyrisht, rastet më të shumta janë nga popullata e përgjegjshme, të cilët testohen vullnetarisht ose në klinikat e QSUT-së, kur dyshojnë mjekët që i kanë shtruar, pastaj janë donatorët e gjakut të cilët dalin dhe më pas janë ndjekjet që ne bëjmë: Nëse rezulton një rast, atëherë ne me konsensusin e personit fillojmë gjurmojmë brenda familjes.
Për vitin 2012 a ka patur raste të reja?
Për vitin 2012 deri tani shkojnë në 50 raste. Natyrisht, rastet viteve të fundit janë në rritje. Vjet e kemi mbyllur me 70 raste, sivjet janë 50. Kështu që rastet në pritje janë në rritje, por jo ndonjë hov i madh. Vendi ynë konsiderohet si vend me prevalencë të ulët.
A ka ndikuar kthimi i emigrantëve në rritjen e të interesuarve për këtë analizë?
Përgjithësisht nuk ka ndikuar dhe nuk ka ndonjë ndryshim. Por, po vërehet një tendencë që rastet janë të shtrira në të gjithë grupmoshat. Ne kemi raste që nga moshat e reja deri në moshat e avancuara, mbi 60 apo 70 vjeç. Gjithashtu, vërehet një tendencë që rastet e çifteve të reja, po bëhen koshientë për të verifikuar partnerin. Kjo edhe për infeksione të tjera.
Cila është procedura që ndiqet?
Testimi është vullnetar, anonim e konfidencial. Ne nuk i kërkojmë dokument identifikimi dhe personi mund të vijë me një emër të çfarëdoshëm dhe me atë emër tërheq edhe analizat. Për çdo person që testohet pranë ISHP, por edhe në rrethe, jemi të detyruar të japim rezultatin e saktë: Pozitiv apo negativ. Më pas ne i rekomandojmë, nuk i detyrojmë të shkojnë tek qendra e trajtimit të këtyre individëve.
A kushton?
Analiza është falas. Gjithë sistemi shtetëror është totalisht falas.
Çfarë rekomandoni ju si mjek?
Aktualisht ky infeksion nuk ka vaksinë për parandalimin e tij dhe nuk ka mjekim. Trajtimi me retroviral zgjat jetën e individit, por nuk e asgjëson virusin dhe dihen edhe rrugët e transmetimit. Janë tre rrugë për t'u infektuar dhe ndërhyrja në këto tre rrugë bën parandalimin. Marrëdhënie seksuale të mbrojtura, moshat e reja duhet të bëjnë një test për të krijuar një lidhje të sigurt dhe përdoruesit e drogave duhet të mos shkëmbejnë shiringat.
(ma.ar/Gazeta Shqtare/BalkanWeb)