E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hygerta Sako divorcohet, zbardhet vendimi

TIRANE- Hygerta Sako, miss Albania 1995, nga shkurti i këtij viti, sipas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, i është kthyer sërish statusit ‘beqare’. Sako është ndarë nga bashkëshorti i saj, Turi, në shkurt të 2012-ës, ndonëse siç përshkruhet në vendim, lidhja e tyre nuk funksiononte prej 1 viti. 

Divorci i tyre ka qenë shumë i fshehtë, ndaj dhe për këtë arsye ndarja nuk është bërë publike në momentin që ka ndodhur, por si çdo e vërtetë që nuk mund të mbahet për shumë kohë e fshehur, edhe kjo është zbuluar. 

Thashethemet kanë filluar të vlojnë dhe prej tyre ne kemi arritur të zbulojmë vendimin e Gjykatës, që dëshmon për zgjidhjen e martesës së bukuroshes shqiptare, nga e cila ajo dhe ish-bashkëshorti kanë lindur edhe një vajzë. 

Lidhur me këtë, Gjykata ka vendosur që kujdestarinë e fëmijës ta ketë Hygerta, ndërkohë që ish-bashkëshorti i saj, veç detyrimit financiar që duhet të paguajë, mund ta takojë të bijën një herë në javë përgjatë gjithë vitit, si dhe mund ta mbajë atë gjatë 2 muajve të pushimit. Për më shumë, po ju lëmë të lexoni vendimin. 
(Vendimin e plotë mund ta lexoni sot në suplementin Bluetooth të Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›