ISHP; Studim mbi prevelancën e hepatiteve
Instituti i Shëndetit Publik synon të nisë së shpejti një studim për të parë prevalencën e hepatiteve në vend.
"Kjo fushë ka nevojë për të dhëna më të reja për epidemiologjinë e popullatës dhe kërkimin shkencor për të pasur një panoramë të qartë të hepatiteve në Shqipëri", - vlerësoi drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, në seminarin ndërkombëtar për hepatitet virale që përfundoi një ditë më parë në Tiranë.
Prevalenca
Sipas tij, aktualisht mungon një strategji e fokusimit më afatgjatë e kërkimit shkencor në këtë fushë, ku kërkohen, përveç kosto-efektivitetit dhe kërkime se si bëhen trajtimet në klinikë, cili është suksesi i diagnozës dhe ndjekjes apo dhe të tjera të kësaj natyre.
Në vendin tonë njihen tashmë hepatitet virale A, B dhe C.
Hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë, ku janë të infektuar nga Hepatiti B 2 bilionë njerëz në botë. Për Hepatitin C ka 170 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe 20 mijë të infektuar çdo vit.
Në vitin 1991, kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë iu drejtua vendeve të botës për të përfshirë vaksinimin kundër Hepatitit B në programet kombëtare imunizuese, vendi ynë ka pasur një prevalencë prej 18 për qind të Hepatitit B, me të dhëna të përafërta me vendet e Azisë së largët.
Me sensibilizimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë mori rrugë më 1994 vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të porsalindur, një strategji e konsideruar e suksesshme për luftën kundër Hepatit B, prevalenca e të cilit në vendin tonë llogarit 9 për qind të të prekurve.
Vaksinimi
Vaksinimi kundër hepatiteve është cilësuar si element i parë për parandalimin e tyre. Në vendin tonë njihen tashmë Hepatitet virale A, B dhe C, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik shtron nevojën e freskimit të dhënave epidemiologjike, për të pasur një panoramë të qartë të gjendjes në vend.
“Vaksinimi kundër Hepatitit A mbetet ende një problem që ka nevojë të marrë një zgjidhje”, - konsideron Instituti i Shëndetit Publik. Në strategjinë e vaksinimit, e cila po rishikohet së fundmi nga strukturat shëndetësore, janë shtuar dhe disa skenarë në lidhje me vaksinimin kundër këtij hepatiti.
Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, thotë se në këtë fushë shtrohet nevoja për kërkim të mëtejshëm, pasi është e nevojshme të identifikohet fakti nëse Shqipëria është një vend ku kryerja e vaksinës së Hepatitit A është kosto-efektive. “Kemi nevojë të grumbullojmë akoma më shumë të dhëna për të parë nëse duhet të ofrojmë vaksinimin tek fëmijët shqiptarë apo jo”, - tha zoti Ylli, duke shtuar se problematike në këtë drejtim mbeten grupet e vështira për t’u arritur, që në Shqipëri gjithmonë e më tepër po bëhen problem i shëndetit publik. Kjo, sipas tij, jo vetëm në zonat rurale dhe fshatra të thella, por dhe komunitete rreth e rrotull Tiranës (informale), në grupet që gjithmonë e më shumë po lëvizin, përfshirë komunitetet rome etj.