E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet burri me i shendoshe ne bote

Nga Eva Kushova
Uribe tashmë e konsideron vetem me të denjë pasi ka rënë shumë në peshë në krahasim me cka qenë kur ka fituar vendin rekord në librin e famshëm Gines. Kur hyri në atë libër Uribe ishte 560 kg, por tani falë një diete te mire dhe një operacioni për ngushtimin e stomakut ai peshon 326 kg dhe të paktën mund të lëvizë pak nga vendi. Kjo i dha mundësi dhe të marrë hapin e madh të martesës me Klaudian, një grua në peshë krejt normale. Cmimi Gines i dha mundesi ekonomike per te jetuar, por tani ai e ka ulur peshen rekord, dhe nuk dihet nese do qendroje gjate ne librin e rekordeve 

MEKSIKO-Martohet njeriu më i shëndoshë në botë. Manuel Uribe nga Meksiko ka vendosur kështu të lidhe jeten më të dashurën e tij të hershme, Klaudia Solis. Uribe tashmë e konsideron vetem me të denjë pasi ka rënë shumë në peshë në krahasim me cka qenë kur ka fituar vendin rekord në librin e famshëm Gines. Kur hyri në atë libër Uribe ishte 560 kg, por tani falë një diete te mire dhe një operacioni për ngushtimin e stomakut ai peshon 326 kg dhe të paktën mund të lëvizë pak nga vendi. Kjo i dha mundësi dhe të marrë hapin e madh të martesës me Klaudian, një grua në peshë krejt normale. Megjithatë ai përsëri eshte i paafte qe te ece vete me kembet e tij te fryra, ndaj është transportuar me një kamion në vendin ku do të martohej. “Jam shumë i lumtur se ko është një ditë speciale për mua. Zoti e lejoi kete dite te mberrinte dhe per mua, që një grua e bukur si klaudia të martohej me mua…”
Kjo eshte hera e trete qe ai del nga shtepia, qe kur eshte izoluar ne shtrat per shkak te shendetit te tepert. Uribe kaloi vitet ’90 duke ngrene pica dhe hamburgera ne SHBA ku punonte si riparues kompjuterash. Ai u kthye me nje peshe 651 kg ne Meksiko. U braktis nga gruaja e pare dhe mbeti pa asnje grosh. Uribe u lut per ndihme ne televizionin meksikan duke terhequr keshtu vemendejn nderkombetare. Cmimi Gines i dha mundesi ekonomike per te jetuar, por tani ai e ka ulur peshen rekord, dhe nuk dihet nese do qendroje gjate ne librin e rekordeve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›