BSH: Rritja e çmimit të banesave rrit kredinë për shtëpi në 2007
Çmimet e apartamenteve pësuan një rritje të ndjeshme për metër katror në vitin 2007 dhe kjo siç duket ka ndikuar edhe me rritjen e huamarrjes në banka, për të blerë pasuri të paluajtshme. Banka e Shqipërisë në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes ka dëshmuar për rritje të ndjeshme të çmimeve të banesave, kryesisht në zona të ndryshme urbane dhe turistike, sidomos në Tiranë. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja e financimit të tyre, kur çmimet në Tiranë variojnë nga 500-1500 euro për m2, ndërsa paga mesatare për një të punësuar përllogaritet rreth 250 euro në muaj. Sipas BSH-së, përgjigjja ka të ngjarë të kapërcejë linjën e statistikave zyrtare dhe si burime financimi mund të serviren paratë e krijuara nga ekonomia joformale apo remitancat. Sidoqoftë, besojmë që pjesërisht si argument mund të shërbejë edhe financimi i huave për shtëpi kryesisht nga sistemi bankar. Sipas raportit të BSH-së, gjatë viteve të fundit kredia për pasuri të paluajtshme ka njohur rritje të qëndrueshme në nivele të larta. Në fund të vitit 2007, huaja për blerjen e një banese përbënte rreth 22.4 për qind të portofolit të sistemit bankar dhe brenda vitit u rrit me 82 për qind, kundrejt 20 për qind dhe 59 për qind që përllogariten të njëjtët tregues për vitin 2006. Rritja e portofolit të huave për shtëpi evidentohet më e madhe sesa rritja e totalit të portofolit të huasë për vitin 2007, ndërkohë që gjatë vitit 2006 rritja ka qenë e krahasueshme. Raporti thotë se referuar peshës që huaja për pasuri të patundshme zë kundrejt totalit të portofolit të huasë për individë, viti 2007 tregon për një peshë relativisht më të madhe kundrejt vitit 2006, apo 62 për qind ndaj 60 për qind. Krahasuar me vende të Evropës Lindore dhe Juglindore, shumica e të cilave kanë hyrë në BE këto dy vitet e fundit, rritja e portofolit të huave në rastin e sistemit bankar në Shqipëri duket të ketë kapur ritmin e rritjes së Republikave Baltike, të cilat janë të larta. Në rastin e Shqipërisë, mendojmë se një nga arsyet mund të jetë edhe baza e vogël e përllogaritjes dhe për rrjedhojë, efekti catching-up. Krahasuar me vendet me ekonomi të konsoliduar dhe sistem bankar shumë të zhvilluar, kryesisht 12 vendet e BE-së, rritja e portofolit të huave në sistemin tonë bankar është shumë më e lartë.
Në 2007, 34 miliardë lekë kredi për shtëpi
Sipas raportit të BSH-së, gjatë vitit 2007, huaja e re për shtëpi rezulton rreth 35.4 miliardë lekë apo 49% e huasë së re për individë, ndaj 21 miliardë lekëve ose 50% për vitin 2006. Sikurse gjatë vitit 2006, edhe zhvillimet në vitin 2007 tregojnë për një ecuri mjaft pozitive për huanë për pasuri të paluajtshme. Sipas raportit, janë disa arsyet e këtij shtimi të kredisë. Sipas informacionit nga agjentë të tregut të pasurive të paluajtshme, pjesa më e madhe besojnë në një rritje të çmimeve mesatarisht prej mbi 16% gjatë vitit 2007 kundrejt 20 për qind, në vitin 2006. Niveli aktual i lartë i çmimeve, që varion nga 500-1500 euro, nxit kërkesën për të financuar blerjen e pasurive të patundshme të tipit rezidencial, në kushtet kur akumulimi nga fluksi i të ardhurave përgjithësisht, rezulton të jetë i pamjaftueshëm. Rrjedhimisht, përshpejtimi i çmimeve të apartamenteve është një faktor që nxit kredinë për pasurinë e paluajtshme. Në këtë kontekst, duhet mbajtur parasysh që në tregjet e zhvilluara, ndërlidhja e çmimit për shtëpi me huanë për shtëpi, është e fortë dhe ekzistente. Këta dy tregues vlerësohet se ndikojnë tek njëri-tjetri në mënyrë të ndërsjellë. Rritja e kredisë për shtëpi mendohet që të jetë influencuar nga të dyja krahët e tregut; nga gatishmëria e bankave për të shfrytëzuar segmente të reja të tregut të kredisë, si edhe nga kërkesa e publikut për të marrë kredi. Në veçanti, vitet e fundit vihet re një rritje e interesimit të individëve për të marrë kredi. Kjo tendencë, përveç faktorëve ekonomikë vlerësohet se përfaqëson edhe një ndryshim në sjelljen e tyre sociale, që gjen shprehje në përmbushjen e dëshirave dhe nevojave për të rritur mirëqenien. Të dhënat dëshmojnë për krijimin e një kulture të re, që ka të ngjarë të fitojë qëndrueshmëri në të ardhmen, sikurse është vërtetuar edhe në vendet me sistem bankar të zhvilluar. Gjithashtu, raporti vlerëson se promovimi në rritje i produkteve të bankave për financimin e blerjeve të pasurive të patundshme rezidenciale, e bën më të prekshëm dhe të besueshëm këtë realitet. Nën trysninë e një konkurrence më të lartë, bankat kanë kërkuar të shfrytëzojnë hapësirat e reja të tregut të huave, duke iu drejtuar dhe tregut të huave për shtëpi. Aktualisht, ky treg dominohet nga pesë banka, kryesisht të mëdha, por edhe të mesme, të cilat ndajnë mes tyre rreth 80 për qind të tregut për hua për shtëpi. Pesha e këtij portofoli për këto banka të marra individualisht, varion nga rreth 21 për qind, në 47 për qind të totalit të portofolit të huave, kundrejt 18 për qind deri në 40 për qind, në fund të vitit 2006. Ndërkohë për shumë banka, huatë për shtëpi ndihmojnë në diversifikimin e portofolit të huave, në ruajtjen e cilësisë së huadhënies, si edhe përbëjnë një kosto më të vogël për kapitalin e tyre.