E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP: Uji i ndotur shkakton hepatit A dhe tifo

Nga analizat e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Referencës,  rezultoi se uji Kristal ishte i ngarkuar me mikroorganizma dhe flora bakteriale, ishte ngarkuar duke patur 300 mam për mililitër, nga 20 që është norma. Nga mostrat e analizuara, nuk mungojnë

as mikrobe si esheria, koli dhe streptokok-fekal, të cilat tregojnë se ky ujë është i trazuar me ujëra të zeza. Këto mikrobe shkaktojnë disa sëmundje, por më të rrezikshme janë, Hepatiti A dhe dizenteria. Ndërkohë dhe ngarkesa me mikro-organizma patogjenë sikundër ka mbi normën, uji Kristal shkakton sëmundje të ndryshme. Këto mikro-organizma shkatërrojnë florën e organizmit, ulin imunitetin, aktivizojnë mikrobet ekzistuese në organizëm dhe trupi është i hapur ndaj çdo infeksioni. Sipas mjekes këto mikro-organizma janë parazitë të shumtë dhe secili prej tyre mund të japë nga një infeksion sipas parazitit që mbart.

Last Updated on E Hene, 31 Maj 2010 21:10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›